Kronikë

Apeli i GJKKO lë në fuqi konfiskimin e pasurisë të vëllait të deputetit të PD



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:56 - 15/06/22 |
Opi Nion

Apeli i GJKKO, ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për konfiskimin e pasurive të Gazmend Mahamutajt, vëllait të deputetit të PD, Kasem Mahmutaj.

Përmes një njoftimi bëhet me dije se në seancën e kësaj të mërkure, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Nertina Kosova, Dhimitër Lara dhe Daniela Shirka ka vendosur të lërë në fuqi vendimin për sekuestrimin e pasurive të Gazmend Mahmutaj.

“Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 15.06.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shpall vendimi lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 82 akti, datë 27.04.2022 regjistrimi, mbi ankimin e subjektit G.M. dhe personave të afërm, lidhur me “Kundërshtimin e vendimit nr. 11, datë 22.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka disponuar mbi konfiskimin e disa pasurive”, ku trupi gjykues i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i përbërë nga gjyqtarët Nertina Kosova, Dhimitër Lara dhe Daniela Shirka vendosi:Lënien në fuqi të vendimit nr. 11, datë 22.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”-thuhet në njoftim.

Gazmend Mahmutaj, vëllai i deputetit të Partisë Demokratike në Berat Kasem Mahmutaj, është dënuar nga autoritetet italiane për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni në fillim të viteve 2000. Hetimi pasuror i nisur për Gazmend Mahmutajn, u shtri edhe te dy vëllezërit e tij, Behar e Kasem Mahmutaj duke nxjerrë në dritë sipas Prokurorisë së Posaçme rreth 25 pasuri në total të cilët nuk justifikoheshin me të ardhura të ligjshme. Një pjesë e pasurive ishin edhe në emër të personave të tjerë të afërt dhe konsistojnë në apartamente, pallate, tokë truall në qytetin e Beratit dhe makina.

Në total janë vënë në sekuestro 4 makina, 10 apartamente dhe ndërtesa, një pjesë në proces legalizimi, 3 sipërfaqe tokë truall dhe 1 pallat duke i lënë në pronësi të tyre vetëm 3 apartamente.

Pas