Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arrestohen dy shoferë/ Policia njofton akset me trafik të rënduar

2020/08/02 at 8:22 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kompensim në taksën vjetore të mjeteve të përdorura,kategoritë përfituese

E diela ka sjell fluks automjetesh në zonat që lidhin qytetet me zonat bregdetare. Policia ka dhënë informacion të detajuar për akset rrugore që kanë më tepër trafik në orët e pasdites duke orientuar qytetarët për lëvizjet.


Gjatë kontrolleve të ushtruara për të parandaluar parakalimet e gabuar, uniformat blu kanë identifikuar disa shoferë problematikë të cilët drejtonin automjetin në gjendje të dehur, dhe bënin manovra të rrezikshme në rrugë.

Për pasojë janë arrestuar dy shoferë të dehur në masën 0.61 mg/l dhe 0.95 mg/l si dhe janë pezulluar 22 leje drejtimi. Gjithashtu janë vendosur 49 masa administrative për parakalime të gabuara.

Njoftimi i plotë:

Vijon fluksi në kthim nga zonat bregdetare në drejtim të Tiranës dhe Morinës.

Trafik i ngarkuar në Orikum-Radhimë-Vlorë, lëvizja e mjeteve me rrjedhje të ngadaltë dhe pa ndërprerje.

Lëvizje e shtuar në rrethrotullimin Bishti i Zhurit në drejtim të Elbasanit.

Ka fluks të shtuar në rrethrrotullimin e Bradasheshit, si nga Peqini, ashtu dhe ardhja nga Librazhi për në drejtim të Tiranës.

Fluks të shtuar në të dy segmentet, atë të Ndroqit dhe të TEG-ut.

Vazhdon të jetë trafik i rënduar në aksin Gjiri i Lalzit – nënkalimi i Maminasit. Mjetet lëvizin ngadalë dhe autokolonë.

Aksi kompleksi Lura – Armathe ka ngarkesë maksimale. Mjetet lëvizin autokolonë shumë ngadalë.

Nga Shëngjini deri në rrethrrotullimin në hyrje të Lezhës ka fluks të rënduar, por pa bllokime.

Ardhja nga Lezha në drejtim të Milotit është me ngarkesë maksimale.

Fluksi në hyrje të Tiranës është i shtuar por vijon lëvizja pa probleme

Shërbimet e Policisë Rrugore janë prezente në rrugë dhe po vijojnë punën për të ndihmuar lëvizjen e mjeteve duke shmanguar bllokimet e ndalesat që vijnë si pasojë e parakalimeve të gabuara.

Si rezultat i kontrolleve në lëvizje, në Fier është vënë në pranga një drejtues mjeti, shtetasi D. Xh., 38 vjeç, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.61 mg/l dhe kryente manovra të rrezikshme në rrugë.

Në aksin rrugor Librazh-Elbasan, Policia Rrugore e Elbasanit para pak minutash ka vënë në pranga 29-vjeçarin E. S., i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.95 mg/l, duke u kthyer në rrezik potencial për sigurinë e jetës në rrugë.

Gjithashtu në Vlorë, Durrës, Lezhë e Tiranë, gjatë pasdites së sotme, si rezultat i kontrolleve me radar janë pezulluar 13 leje drejtimi për shpejtësi dhe parakalime të gabuara me fushëpamje të kufizuar, si dhe 9 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Njëkohësisht janë vendosur 49 masa administrative për parakalime të gabuara në akset e sipërpërmendura, pasi kanë krijuar bllokime në rrugë.

Po gjatë pasdites e deri në këto momente janë vendosur 76 masa për përdorim të celularit, 101 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit dhe 23 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mtejeve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, sinjalistikën orientuese dhe kufizuese, të zgjedhin dhe përdorin rrugë alternative dhe të telefonojnë në 112 apo të dërgojnë imazhe në Komisariatin Dixhital për ata drejtues mjetesh që shkelin rregullat e qarkullimit, duke u kthyer në rrezik për aksidente rrugore

Etiketa: akseLezhatrafik


Ju sugjerojmë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
Kronikë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

18 Korrik, 2026 8:46 pm
Para
Motër e vëlla përballen live: Pse nuk më the gjë, e mora vesh në televizor

Motër e vëlla përballen live: Pse nuk më the gjë, e mora vesh në televizor

Vllaznia mbetet në Superiore, mund Besëlidhjen

Vllaznia mbetet në Superiore, mund Besëlidhjen

Njohja me Serbinë/ Hoti: Sot në Bruksel fillon draftimi i marrëveshjes

Kryeministri i Kosovës rezulton pozitiv me Covid-19
















TE FUNDIT

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
20 Korrik, 2026

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në protestë përpara Kuvendit, këtë  të hënë me thirrjet “Parlamenti i krimit”, “Rama jep dorëheqjen”...

Lexo më shumë

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
20 Korrik, 2026

Spanja është shpallur kampione e botës në finalen e botërorit 2026 përvallë Argjentinës. Në një ndeshje që në fakt u...

Lexo më shumë

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
19 Korrik, 2026

Një sulm i ri iranian ndaj një impianti energjie dhe shkripëzimi të ujit në Kuvajt ka shkaktuar zjarr në objekt,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}