Kronikë

Arrestohen 14 drejtues mjetesh gjatë 24 orëve, pezullohen 52 leje drejtimi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:15 - 12/09/21 |
Opi Nion

Policia e Shtetit informon se gjatë kontrolleve të 24 orëve të fundit janë arrestuar 14 drejtues mjetesh, nga të cilët 9 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe  5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi .

Po ashtu, pezulluar 52 leje drejtimi, nga të cilat 25 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 24 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 3 për qarkullim në sens të kundërt.

Gjatë këtij harku kohor, janë gjobitur në të gjithë vendin, 1343 drejtues mjetesh, për shkelje të qarkullimit rrugor.

Policia e Shtetit nisur dhe nga fakti se ka akoma fluks të shtuar në akset rrugore   në drejtim të zonave bregdetare dhe kthim, ku aktualisht ka filluar të rritet ndjeshëm fluksi  në drejtim të Tiranës dhe Morinës, apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve, vendas dhe të huaj, që të zbatojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë dhe prezencë të Policisë Rrugore, të pajisur edhe me dronë, dragera, kamera  e aparatë fotografik./ Opinion.al

Pas