Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arrestohen 13 persona në Tiranë,mes tyre dhe një 17-vjeçare që iu gjet …

2020/09/09 at 6:32 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Grabitën marokenin, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar 13 persona, për vepra të ndryshme penale, ku tre prej tyre ishin shpallur më herët në kërkim.


Burimet zyrtare nga policia bëjnë të ditur se mes të arrestuarve është edhe një 17-vjeçare pasi në banesën e marra me qira i janë gjetur disa doza kanabisi, metamfetaminë dhe fara kanabisi.

Është arrestuar gjithashtu një burrë i cili kishte dhunuar gruan e tij të cilës iu dha urdhëri i mbrojtjes.

Po ashtu tre personat e shpallur  në kërkim që janë arrestuar akuzoheshin për ‘Ngacmim seksual’, ‘falsifikim dokumentesh’ dhe ‘mashtrim’.

Njoftimi i plotë:

Arrestohen në flagrancë 13 shtetas, 3 prej tyre të shpallur në kërkim.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. A. Q., 17 vjeçe pasi në rrugën “Reshit Çollaku”, pas kontrollit të ushtruar nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3 Tiranë, në banesën e marra me qira nga kjo shtetase, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi bimësh të dyshuara cannabis sativa, 33 doza me lëndë narkotike të dyshuar kanabis, një sasi lëndë e dyshuar narkotike e llojit resinë (nënprodukt i cannabis sativës), 8 tableta të dyshuara lëndë narkotike metamfetaminë, 30 fara kanabis për kultivim, peshore elektronike dhe 3 grirëse të lëndës narkotike.
  2. K. T., 21 vjeç, pasi në rrugën “Mine Peza”, u kap në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit Nr. 3 duke i dhënë një sasi lënde të dyshuar cannabis sativa shtetasit E. P., i cili në përfundim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë.
  3. K. Ll., 28 vjeç, pasi në rrugën “Grigor Heba”, u kap duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi, si dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. G., pasi në rrugën “Teodor Ipen”, në banesë, ka goditur me sende të forta dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-K. I., 35 vjeç, B. B., 59 vjeç dhe B. N., 45 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

-A. Ll., 25 vjeç, pasi në autostradën Durrës-Tiranë, tek mbikalimi i Kasharit, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.79 mg/l dhe pa lejen përkatëse;

-F. B., 22 vjeç dhe A. S., 18 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë ekzekutimi i urdhrit të Prokurorit, për shtetasin në kërkim K. L., 18 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “”Ngacmim seksual”.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ndalimin e shtetasve:

  1. B. K., 39 vjeç, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
  2. M. Sh., 31 vjeçe, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka ndryshuar masën e sigurisë nga “Arrest në shtëpi” në “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

“Cristiano Ronaldo nuk do të luajë ndaj Al Ittihad”
Sport

“Cristiano Ronaldo nuk do të luajë ndaj Al Ittihad”

5 Shkurt, 2026 10:36 pm
Rexhaj për skandalin Epstein: Kanë dorë shërbimet sekrete ruse
-U tha në Opinion

Rexhaj për skandalin Epstein: Kanë dorë shërbimet sekrete ruse

5 Shkurt, 2026 10:01 pm
Gazetarja: Në 4 vite u transportuan mbetje të rrezikshme nga kompani pa certifikatë
-U tha në Opinion

Gazetarja: Në 4 vite u transportuan mbetje të rrezikshme nga kompani pa certifikatë

5 Shkurt, 2026 9:32 pm
Berisha nga Njësia 7: Qeveri teknike, ose përballje me qeverinë
Kryesore

Berisha nga Njësia 7: Qeveri teknike, ose përballje me qeverinë

5 Shkurt, 2026 8:47 pm
Monopatinat, Ministrja e Brendshme: Ndalimi i qarkullimit mbetet në fuqi
Aktualitet

Monopatinat, Ministrja e Brendshme: Ndalimi i qarkullimit mbetet në fuqi

5 Shkurt, 2026 8:45 pm
“Stuhia” Epstein mund të rrëzojë një udhëheqës botëror, por nuk është Trump
Bota

“Stuhia” Epstein mund të rrëzojë një udhëheqës botëror, por nuk është Trump

5 Shkurt, 2026 6:42 pm
Negociata me Putinin? Zelensky: E pamundur të bësh kompromis me një gënjeshtar
Bota

Ukraina dhe Rusia do të shkëmbejnë 314 të burgosur

5 Shkurt, 2026 5:23 pm
Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Dhashë deklaratë si person në dijeni
Kronikë

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Dhashë deklaratë si person në dijeni

5 Shkurt, 2026 3:45 pm
Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat e sigurisë për të dyshuarit e AKSHI-t
Kronikë

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat e sigurisë për të dyshuarit e AKSHI-t

5 Shkurt, 2026 3:35 pm
Rusia hedh poshtë akuzat për Epstein: S’kemi kohë për pretendime të pavërteta
Bota

Rusia hedh poshtë akuzat për Epstein: S’kemi kohë për pretendime të pavërteta

5 Shkurt, 2026 2:40 pm
Para
Ja pse nuk do të ketë një kartolinë Krishtlindjesh nga familja Kardashian

Merr fund “Keeping Up With the Kardashians”, familja heq dorë nga show

Ushtria amerikane me “qen” të rinj prej metali

Ushtria amerikane me "qen" të rinj prej metali

Korrupsioni me 6000 euro/Avokatit i vrau djalin 19 vjeç, Kostandin Xhuvani

Korrupsioni me 6000 euro/Avokatit i vrau djalin 19 vjeç, Kostandin Xhuvani
















TE FUNDIT

“Cristiano Ronaldo nuk do të luajë ndaj Al Ittihad”

“Cristiano Ronaldo nuk do të luajë ndaj Al Ittihad”
5 Shkurt, 2026

Pavarësisht se u kthye në stërvitje me Al Nassr, ylli portugez i futbollit duket se po e vijon protestën e...

Lexo më shumë

Rexhaj për skandalin Epstein: Kanë dorë shërbimet sekrete ruse

Rexhaj për skandalin Epstein: Kanë dorë shërbimet sekrete ruse
5 Shkurt, 2026

Në emisionin “Opinion”, analisti Albatros Rexhaj, komentoi skandalin e financiarit të ndjerë, Jeffrey Epstein. Rexhaj u shpreh se seksi ka...

Lexo më shumë

Gazetarja: Në 4 vite u transportuan mbetje të rrezikshme nga kompani pa certifikatë

Gazetarja: Në 4 vite u transportuan mbetje të rrezikshme nga kompani pa certifikatë
5 Shkurt, 2026

Gazetarja Bleona Metushi ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me arrestime e bëra për çështjen e mbetjeve të rrezikshme...

Lexo më shumë

Berisha nga Njësia 7: Qeveri teknike, ose përballje me qeverinë

Berisha nga Njësia 7: Qeveri teknike, ose përballje me qeverinë
5 Shkurt, 2026

“Ose qeveri teknike, ose përballje”. Është kjo thirrja q ëla lëshuar mbrëmjen e sotme kreu i  Partisë Demokratike, Sali Berisha,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com