InstaBIZ

Merr fund “Keeping Up With the Kardashians”, familja heq dorë nga show


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:37 - 09/09/20 |
el ida

Krejt papritur, klani Kardashian-Jenner njoftuan se reality show “Keeping Up With The Kardashian” i ka ardhur fundi pas 20 sezonesh. Ishte, Kim Kardashian West, e cila njoftoi në Instagram se seriali i njohur, do të përfundojë në vitin 2021.

“Pas 14 viteve, 20 sezoneve, qindra episodeve dhe shfaqjeve të shumta, ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës për të gjithë ju që na keni parë gjithë këto vite, përmes kohërave të mira dhe të këqija, përmes lumturisë, lotëve, marrëdhënieve dhe fëmijëve. Do të çmojmë përgjithmonë kujtimet e mrekullueshme dhe njerëzit e panumërt që kemi takuar gjatë rrugës”, shkroi Kim Kardashian në Instagram.

Ky është fundi i një epoke në serialet reality.

“Kemi marrë vendimin e vështirë si familje, për t’i thënë lamtumirë “Keeping Up With The Kardashians. Pa vazhduar me The Kardashians, unë nuk do të isha këtu ku jam sot. Unë jam shumë mirënjohëse për të gjithë ata që kanë parë dhe mbështetur familjen time dhe mua, këto 14 vite të pabesueshme. Ky serial na bëri ato që jemi dhe unë do t’i jem gjithnjë në borxh kujtdo që luajti një rol në formësimin e karrierës sonë dhe ndryshimin e jetës sonë përgjithmonë. Me dashuri dhe mirënjohje, Kim.”

Lajmi u shoqërua me posterin promovues të sezonit të parë të shfaqjes. Khloe Kardashian dhe Kris Jenner gjithashtu ndanë të njëjtin mesazh në faqet e tyre personale në Instagram./Opinion.al

Pas