Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Armiqësia ndaj imigrantëve ka rrënjë të thella në psikologjinë njerëzore

2016/05/19 at 11:57 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Armiqësia ndaj imigrantëve ka rrënjë të thella në psikologjinë njerëzore

Nga Victoria Esses


Imigrimi dhe kërkimi i strehimit nuk do të largohen. Vendet që integrojnë imigrantët me sukses kanë më pak gjasa të ndiejnë stresin dhe më shumë gjasa të marrin përfitimet. Janë të shumtë ata që e kanë kuptuar këtë gjë së fundmi dhe po zbatojnë politika të reja: Task Forca e Obamës për Amerikanët e Rinj është një shembull. Ata vende që vendosin thjeshtë të përplasin derën janë vënë në kërkim të telasheve.

Në shtator 2014, SHBA u përball me një krizë. Dhjetëra mijëra fëmijë të pashoqëruar nga Amerika Qendrore kishin kaluar kufirin me Meksikën në mënyrë të paligjshme dhe po mbaheshin në qendrat e ndalimit të imigrantëve. Pati debate të polarizuar dhe plot zemërim për mënyrën si duhej përgjigjur. Presidenti Obama e quajti një “krizë humanitare” dhe punoi për strehimin dhe ushqimin e fëmijëve. Të tjerë kundërshtuan përdorimin e burimeve të SHBA për t’u kujdesur për ta. Në pothuaj të njëjtën kohë, në Europë shpërtheu një grindje në lidhje me anijet e migrantëve në Mesdhe. Italia i pezulloi misionet e shpëtimit dhe Mbretëria e Bashkuar refuzoi të mbështesë një operacion të ri kërkim shpëtimi të BE-së, duke pretenduar se do të inkurajonte më shumë imigrantë që të përpiqeshin të kalonin detin. Agjencitë e ndihmës dhe Komisioneri i Lartë i OKB për Refugjatët u përgjigjën se këta operacione ishin të domosdoshëm për të shpëtuar jetë.

Migrimi ndërkombëtar është një prej problemeve të mëdhenj socialë të ditës. Më shumë njerëz jetojnë jashtë vendit ku kanë lindur, se në cdo kohë tjetër në histori – 232 milionë në vitin 2013 – dhe ky numër pritet të rritet. Rritja e migrimit është rezultat i shumë tendencave globale, duke përfshirë rritjen e pabarazisë mes kombeve, kërkesës për krah pune në vendet ku ka rënie të lindjeve si dhe një rritje në numrin e refugjatëve dhe atyre që kërkojnë strehim.

Kundërshtimi ndaj imigrimit është i përhapur në shumë vende perëndimorë. Aktivistët anti-imigrim, media dhe elitat politike kanë krijuar një mentalitet krize në të cilin imigrantët paraqiten si “armiqtë tek porta”. Imigrantët – sidomos jo të bardhët – paraqiten si fajtorë për të gjithë problemet e shoqërisë. Dhe kjo gjë nxit mbështetjen për platforma politike më ekstreme.

Edhe imigrimi i paligjshëm është bërë objekt debatesh, me grupe si UKIP në Britaninë e Madhe që propozojnë kontrolle më striktë mbi migrantët nga disa pjesë të BE-së.

Psikologët kanë shumë për të kotnribuar sa i përket të kuptuarit se cfarë mund t’i ketë nxitur këto sjellje. Megjithatë, me pak përjashtime, kemi qenë të ngadaltë për të hyrë në këtë fushë.

Nuk po fillojmë nga zeroja. Sjelljet dhe paragjykimet janë studiuar prej dekadash, dhe ka metoda eksperimentale për të shqyrtuar shkaqet në themel të tyre.

Një zonë vecanërisht e rrahur e kërkimit është ajo e rolit të konkurrencës në marrëdhëniet mes grupeve. Psikologjët ka vite që e kanë debatuar këtë gjë. Në kontekstin e imigrimit, rezulton që të jetë shumë e rëndësishme.

Si rregull, pjesëtarët e grupeve socialë dominues kanë prirjen të besojnë se grupi i tyre është superior dhe si pasojë, ka të drejtën e burimeve dhe privilegjeve. Për të ruajtur dominimin e tyre, ata duhet të ngrenë “kufirin tek thana” ndaj grupeve “pushtues” që duket se konkurrojnë me ta për burime që janë të pamjaftueshëm, përfshirë vendet e punës, pushtetin politik si dhe ndikimin kulturor dhe fetar. Kjo mund të ndodhë pavarësisht nëse ka me të vërtetë burime të pamjaftueshëm dhe konkurrencë reale për ta.

Ky besim në konkurrencën me shumë zero është qendror për sjelljet ndaj imigrimit. Ka një besim të përhapur se cdo fitim që kanë imigrantët duhet të vijë në dëm të anëtarëve të shoqërisë që i pret ata. Ky besim është i ngulitur thellë në shoqërinë perëndimore, ndonëse rrallëherë është i justifikuar. Kjo lloj sjelljeje merr formën e armiqësisë ndaj imigrantëve, “vetëfryrjes” – shpesh herë në formën e nacionalizmit – dhe mbështetjes për përjashtimin e imigrantëve dhe refugjatëve. Kur migrantët lejohen të vendosen në një vend të ri, ata shpesh herë përballen me dilemën “hall të shkojmë, hall të mos shkojmë”. Nëse janë ekonomikisht të suksesshëm, shihen si njerëz që u marrin vendet e punës vendësve; nëse nuk janë të suksesshëm, shihen thjeshtë si parazitë në sistem.

Refugjatët dhe ata që kërkojnë strehim ka më shumë gjasa të shihen në mënyrë armiqësore. Studimet kanë treguar se temat më të zakonshme në media – duke përfshirë ankesat se kërkuesit e strehimit janë “të rremë” dhe të lidhur me kriminelë, terroristë dhe sëmundje – shkaktojnë dehumanizim. Ky perceptim i lejon disa në vendet pritës që tëthonë se refugjatët e meritojnë trajtimin e padrejtë dhe jonjerëzor që marrin.

Këta reagime ndryshojnë në varësi të faktorëve të jashtëm që rrisin pasigurinë dhe ankthin, si dhe sfidojnë status quo-në. Recesioni ekonomik, fatkeqësitë natyrore dhe kërkesat për të drejta të barabarta për migrantët mund të theksojnë më shumë perceptimin për konkurrencën me shumë zero dhe rreziqet nga jashtë. Shpërthimi i Ebolës, për shembull, ndihmoi për të ndezur ndjenjat anti-imigrim kundër hispanikëve në SHBA, ndonëse nuk ka patur raste të Ebolës në vendet e Amerikës Latine.

Ndryshimi i këtyre sjelljeve nuk është i lehtë. Ne dimë që thjeshtë t’u thuash njerëzve që imigrantët nuk po marrin burime, shkakton “kundërplasje”. Kjo mund të ndodhë se besimi i “shumës zero” është i ngulitur thellë.

Ndryshimi mund të jetë më i lehtë në vende të ndërtuar mbi imigrimin, si Kanadaja, SHBA dhe Australia. Duke u fokusuar në historinë e tyre, mbi atë që imigrantët e sotëm kanë të përbashkët me ata të djeshëm, si dhe në përfitimet që sjellin imigrantët, mund të ndihmojë për krijimin e një identiteti të përbashkët dhe qasje më pozitive.

Megjithatë, kjo nuk do të funksionojë në vende si Mbretëria e Bashkuar, që nuk e shohin veten si të ndërtuar mbi imigrimin. Në këta vende, përpjekja për të përshkruar imigrantët si pjesë e një grupi brendashtetëror mundet që thjeshtë të përforcojë sjelljen negative.

Ajo që është boll e qartë, është se imigrimi dhe kërkimi i strehimit nuk do të largohen. Vendet që integrojnë imigrantët me sukses kanë më pak gjasa të ndiejnë stresin dhe më shumë gjasa të marrin përfitimet. Janë të shumtë ata që e kanë kuptuar këtë gjë së fundmi dhe po zbatojnë politika të reja: Task Forca e Obamës për Amerikanët e Rinj është një shembull. Ata vende që vendosin thjeshtë të përplasin derën janë vënë në kërkim të telasheve. /New Scientist-Në shqip nga www.bota.al

* Victoria Esses është profesore e psikologjisë dhe drejtore e Qendrës për Kërkime mbi Migrimin dhe Marrëdhënieve Etnike në Universitetin e Ontarios Perëndimore, Kanada

 



Ju sugjerojmë

Rama i përgjigjet protestuesve: Mos lejoni që idealet të ndërtohen mbi iluzione
Kryesore

Rama i përgjigjet protestuesve: Mos lejoni që idealet të ndërtohen mbi iluzione

21 Qershor, 2026 1:36 pm
Starmer niset drejt Gjirit Persik për ta diskutuar hapjen e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Mediat britanike: Keir Starmer pritet të dorëhiqet nga posti i kryeministrit

21 Qershor, 2026 1:35 pm
Komuniteti Hebraik reagon pas përdhosjes së flamurit izraelit
Aktualitet

Komuniteti Hebraik reagon pas përdhosjes së flamurit izraelit

21 Qershor, 2026 1:29 pm
Alarm në Francë nga vala e të nxehtit afrikan, ndalohen sportet dhe alkooli
Bota

Alarm në Francë nga vala e të nxehtit afrikan, ndalohen sportet dhe alkooli

21 Qershor, 2026 11:51 am
Ministria e Jashtme: Flamuri i Izraelit u përdhos nga protestues të maskuar
Aktualitet

Ministria e Jashtme: Flamuri i Izraelit u përdhos nga protestues të maskuar

21 Qershor, 2026 11:49 am
Përplasja finale Trump-Meloni, kryeministrja italiane: Mjaft me sulme pa kuptim
Bota

Përplasja finale Trump-Meloni, kryeministrja italiane: Mjaft me sulme pa kuptim

21 Qershor, 2026 11:26 am
(1975)/ Udhëtim në Shqipërinë, ku berberi i aeroportit shkurtonte flokët e turistëve
-Kulturë

(1975)/ Udhëtim në Shqipërinë, ku berberi i aeroportit shkurtonte flokët e turistëve

21 Qershor, 2026 11:24 am
Zjarr pranë varrezave të fshatit Zenelaj në Gjirokastër
Aktualitet

Zjarr pranë varrezave të fshatit Zenelaj në Gjirokastër

21 Qershor, 2026 11:01 am
Dita e 21-të e tubimit, një grup protestuesish qëndruan edhe gjatë natës
Aktualitet

Dita e 21-të e tubimit, një grup protestuesish qëndruan edhe gjatë natës

21 Qershor, 2026 9:03 am
18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
Kronikë

Sherr mes fqinjëve, vritet një person në Rrogozhinë

20 Qershor, 2026 11:14 pm
Para
Skandali në Jetimore/E mitura:I tregova drejtoreshës përdhunimin, më rrahu

Skandali në Jetimore/E mitura:I tregova drejtoreshës përdhunimin, më rrahu

Ky është një fëmijë i rrallë!

Ky është një fëmijë i rrallë!

Një zyrtar shqiptar arrestohet në Itali, ngjarja mbahet e fshehtë?

Një zyrtar shqiptar arrestohet në Itali, ngjarja mbahet e fshehtë?

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Rama i përgjigjet protestuesve: Mos lejoni që idealet të ndërtohen mbi iluzione

Rama i përgjigjet protestuesve: Mos lejoni që idealet të ndërtohen mbi iluzione
21 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama zgjodhi personazhin e Fabrice del Dongo nga romani i Stendalit për t’iu përgjigjur numrit të madh të...

Lexo më shumë

Mediat britanike: Keir Starmer pritet të dorëhiqet nga posti i kryeministrit

Starmer niset drejt Gjirit Persik për ta diskutuar hapjen e Ngushticës së Hormuzit
21 Qershor, 2026

Kryeministri britanik, Keir Starmer pritet të njoftojë të hënën se do të japë dorëheqjen, pas presionit të madh nga deputetët...

Lexo më shumë

Komuniteti Hebraik reagon pas përdhosjes së flamurit izraelit

Komuniteti Hebraik reagon pas përdhosjes së flamurit izraelit
21 Qershor, 2026

Komuniteti Hebraik Shqiptar ka dënuar sot aktin e grisjes dhe përdhosjes së flamurit të Ambasadës Izraelite duke e quajtur një...

Lexo më shumë

Alarm në Francë nga vala e të nxehtit afrikan, ndalohen sportet dhe alkooli

Alarm në Francë nga vala e të nxehtit afrikan, ndalohen sportet dhe alkooli
21 Qershor, 2026

Ndalim i sporteve në natyrë dhe i shitjes së alkoolit në publik. Këto janë dy nga masat emergjente që Franca...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}