InstaBIZ

Armiqësi me Selena Gomez, flet Hailey Bieber


               Publikuar në : 21:30 - 06/12/19 |
xhu lia

Modelja e njohur Hailey Bieber është shprehur për herë të parë rreth marrëdhënies së saj me këngëtaren Selena Gomez, ish të dashurën e bashkëshortit të saj, këngëtarit Justin Bieber.

Gjatë kësaj kohe ata kanë qenë në qendër të vëmendjes mediatike pasi Selena publikoi dy këngë që i dedikoheshin marrëdhënies së saj të përfunduar me Bieber.

Por gjatë një interviste për “British Vogue” Hailey është shprehur se nuk ka asnjë armiqësi me këngëtaren.

“Mendoj se mediat sociale janë një tokë perfekte për toksicitet dhe njerëz që krijojnë drama false mes vajzave dhe grave, për t’i vënë ato kundër njëra-tjetrës e për të krijuar këto histori që janë thjesht… toksike”,-ka thënë ajo duke kërkuar që e gjithë kjo të ndalojë./Opinion.al/

Pas