Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Armëpushimi/Hamas jep përgjigje pozitive për propozimin amerikan,mosdakordësi për…

2025/05/31 at 3:24 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Armëpushimi/Hamas jep përgjigje pozitive për propozimin amerikan,mosdakordësi për…

Hamas thuhet se i ka dhënë një “përgjigje pozitive”, ndonëse “me disa vërejtje”, propozimit të paraqitur nga i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, lidhur me një marrëveshje për armëpushim dhe lirimin e pengjeve.

Kushtet e Hamasit

Një nga vërejtjet kryesore të Hamasit ka të bëjë me mënyrën se si do të lirohen pengjet izraelite që mbahen ende në Rripin e Gazës. Plani i Witkoff parashikon që të gjithë pengjet të lirohen brenda dy ditëve të para pas hyrjes në fuqi të armëpushimit. Por Hamas dhe grupet e tjera palestineze kanë propozuar një lirimin e tyre me faza, për të siguruar që armëpushimi të zgjasë për të gjithë periudhën 60-ditore të parashikuar nga plani amerikan.

Hamas ka vënë gjithashtu në dukje se propozimi nuk përmban asnjë garanci për tërheqjen e ushtrisë izraelite (IDF) nga Gaza dhe nuk lejon hyrjen e mjeteve të rënda për të pastruar rrënojat. Sipas Al-Sharq Al-Awsat, kjo do t’i jepte Izraelit kontroll të konsiderueshëm mbi shpërndarjen e ndihmave humanitare. Përgjigjja e Hamasit ka ardhur pas konsultimeve me grupet e tjera palestineze në Doha dhe Bejrut, me qëllim që të paraqitet një qëndrim i përbashkët.

Kaos me ndihmat humanitare në Gaza

Ndërkohë, situata humanitare në Gaza vazhdon të jetë dramatike. Mbi njëqind kamionë me miell të Programit Botëror të Ushqimit (WFP) janë grabitur në Khan Younis, në jug të Gazës, raporton faqja izraelite Ynet. Dhjetëra banorë të Gazës kanë sulmuar 110 kamionë, një ditë para se të niste shpërndarja e ndihmave. Mediat palestineze kanë publikuar video ku dëgjohen edhe të shtëna armësh.

Një ditë më parë, një zëdhënës i Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) deklaroi se “Gaza është vendi më i uritur në botë”, ku “100% e popullsisë është në rrezik urie”.

Izraeli, pas presionit ndërkombëtar, ka nisur javën e kaluar të lejojë hyrjen e disa ndihmave humanitare në Gaza, pasi që nga 2 marsi kishte bllokuar futjen e ushqimeve, barnave, karburantit dhe mallrave të tjera.

Bilanci i viktimave

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e kontrolluar nga Hamas, njofton se 60 palestinezë janë vrarë dhe 284 janë plagosur në 24 orët e fundit nga sulmet izraelite. Që nga fillimi i luftës më 7 tetor 2023, sipas të njëjtit burim, janë vrarë 54.381 persona dhe janë plagosur 124.054 të tjerë. Këto shifra janë publikuar përmes një komunikate në Telegram./ La Repubblica

Ju sugjerojmë

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?
Life Style

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?

22 Nëntor, 2025 10:25 pm
Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI
Kryesore

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI

22 Nëntor, 2025 9:19 pm
Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma
Aktualitet

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma

22 Nëntor, 2025 8:43 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: Parandalimi i pushtimit të tretë rus është rruga e vetme drejt paqes

22 Nëntor, 2025 7:36 pm
20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
Rajoni

Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “safari snajper” në Sarajevë

22 Nëntor, 2025 6:32 pm
20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
Bota

20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit

22 Nëntor, 2025 5:36 pm
Trump dhe kryebashkiaku i New York-ut bëjnë paqe, takohen së bashku në Zyrën Ovale
Bota

Trump dhe kryebashkiaku i New York-ut bëjnë paqe, takohen së bashku në Zyrën Ovale

22 Nëntor, 2025 4:32 pm
I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, arrestohet ish-presidenti i Brazilit
Bota

I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, arrestohet ish-presidenti i Brazilit

22 Nëntor, 2025 3:31 pm
Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë
Aktualitet

Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë

22 Nëntor, 2025 3:05 pm
GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut
Kronikë

GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut

22 Nëntor, 2025 2:52 pm
Para
Dështimi i 24-tërt, seanca për Kuvendin e Kosovës vazhdon në 2 qershor

Dështimi i 24-tërt, seanca për Kuvendin e Kosovës vazhdon në 2 qershor

Kundërvajtje në aksin Shëngjin-Velipojë, gjobitet drejtuesi i Audi-t

Kundërvajtje në aksin Shëngjin-Velipojë, gjobitet drejtuesi i Audi-t

Kultivoi kanabis në Dibër në 2022-in, kapet në Greqi 34 vjeçari

Kultivoi kanabis në Dibër në 2022-in, kapet në Greqi 34 vjeçari

TE FUNDIT

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?
22 Nëntor, 2025

Shumë njerëz nuk mbyllin dot sytë në një dhomë krejt të qetë, u duhet patjetër televizori, muzika e qetë, tingulli...

Lexo më shumë

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI
22 Nëntor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është zgjedhur Zv.President i CDI, Unionit më të madh të partive të qendrës së...

Lexo më shumë

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma
22 Nëntor, 2025

Bashkia Pogradec, në bashkëpunim me Emergjencat Civile, ka nisur shpërndarjen e paketave me ndihma ushqimore për familjet e prekura nga...

Lexo më shumë

Zelensky: Parandalimi i pushtimit të tretë rus është rruga e vetme drejt paqes

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
22 Nëntor, 2025

Volodymyr Zelenskyy thotë se paqja mund të arrihet vetëm duke garantuar që Rusia nuk mund të nisë një pushtim të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com