Kronikë

Armë në banesë, arrestohet 41-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:35 - 14/05/22 |
Opi Nion

Një 41-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit në banesën e tij shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, një armë zjarri kallashnikov, një armë zjarri pushkë, dy krehëra dhe municion luftarak.

I arrestuari A.M nga Vora rezulton i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, si dhe për dhunë në familje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Pas