Kronikë

Armë e dinamit në banesë, policia arreston një person dhe procedon një tjetër


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:50 - 01/01/22 |
Opi Nion

Një person është arrestuar dhe një tjetër është proceduar penalisht, pasi kanë qëlluar me armë zjarri në ajër pak minuta pas ndërrimit të viteve.

Policia ka gjetuar dhe ka sekuestruar një armë  zjarri tip  automatik, 35 fishek, një kallëp dinamiti, tre kapsolle detonatore dhe 3 gëzhoja në vendin e ngjarjes.

“Specialistët për Hetimin e Krimit, dhe shërbimet e Patrullës së Përgjithshme  në Komisariatin e Policisë Mat, gjatë patrullimeve dhe kontrollit të zonës me qëllim ruajtjen e rendit e sigurisë publike dhe parandalimin e çdo ngjarje të mundshme kriminale, rreth orës 00.20, datë 01.01.2022,  në lagjen “Drita”, Burrel,  kanë dëgjuar  të shtëna armësh dhe menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes.  Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë është bërë ndërhyrja e shoqërimi në Komisariat i shtetasve G. K., 42 vjeç; dhe M. K., 21 vjeç, pasi dyshohet se këto dy shtetas kanë qëlluar me armë zjarri në ajër pranë banesës së tyre.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shterasit G. K., dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë shtetasi M. K., të dy banues në Burrel”, njoftoi policia./Opinion.al

 

Pas