Kronikë

Armë dhe municione luftarake në banesë, arrestohet 67-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:08 - 29/01/21 |
Doriana Çepunaj

Një 67 vjeçar është vënë  në pranga nga Policia në Pukë, pasi nga kontrollit në banesën e tij, efektivët e policisë  i kanë gjetur një armë zjarri me tre krehra dhe 570 fishekë.

Policia bën me dije se është vënë në pranga 67-vjeçari me inicialet J.D.

“Pas informacioneve të marra në rrugë operative se një person mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë, shërbimet e Policisë menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit J. D., në fshatin Dardhë, Fushë Arrëz”, njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”./Opinion.al

Pas