Aktualitet

Norman: Në Shqipëri vazhdon blerja e votës, intimidohen votuesit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:28 - 29/01/21 |
Doriana Çepunaj

Gjatë konferencës “Kostot e Demokracisë II” pas ambasadores Yuri Kim ka folur edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman.

Gjatë fjalës së tij, Norman deklaroi se vullneti i popullit shqiptar ende nuk po respektohet plotësisht, dhe se nuk duhet të vazhdojnë fenomenet negative si blerja e votës, intimidimi i votuesve. Ai gjithashtu kërkoi më shumë transparencë nga partitë politike sa i takon financimit të tyre.

Ndër të tjera, ambasadori theksoi se zgjedhjet e 2021-shit do të jenë sfiduese dhe një hap i rëndësishëm drejt demokracisë.

Gjatë këtyre 30 viteve të fundit demokracia shqiptare ka bërë progres por është përballur edhe me probleme. Vullneti i popullit shqiptar ende nuk po respektohet plotësisht. Fenomene negative kanë vazhduar, si keqpërdorimin i zyrës publike, intimidimi i votuesve, apo blerja e votës. Vazhdon të ketë mungesë transparence sa i takon financimit të partive. Zgjedhjet e 2021-shit do jenë sfiduese, jetike, një hap i rëndësishëm drejt demokracisë dhe integrimit europian“, u shpreh ai.

Më ambasadori tha se “Ambasada britanike ka një paketë që nxit transparencën dhe ndihmon Shqipërinë drejt një procesi elektorali demokratik. Nuk kam asnjë dyshim që së bashku me partnerët tanë ne mund tia arrijmë kësaj, të sigurojmë që këto zgjedhje janë një hap i rëndësishëm përpara në sigurimin e demokracisë në Shqipëri”.

Pas