Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Armando Broja është i një race tjetër

2021/10/10 at 2:14 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Armando Broja është i një race tjetër

Nga Mustafa Nano

Nuk e dija që Armando Broja kishte pasur një problem fizik, për shkak të të cilit nuk ishte i këshillueshëm aktivizimi i tij që në fillim të ndeshjes, dhe gjatë gjithë kohës (deri në çastin që Broja hyri në fushë) po mendoja keq për Edy Reja-n. “Si e ka hallin ky njeri?” thosha për të. “Çfarë di ai që ne të tjerët nuk e dimë? Mos vallë Broja ka qenë thjesht me fat që ka nxjerrë dy ndeshje të bukura, e që ka shënuar po aq gola, dhe në të vërtetë është një lojtar i zakonshëm?”

Në favor të rezervave (të supozuara) të Reja-s për Brojën fliste edhe fakti që një trajner tjetër, Ralph Hasenhuttl-i i Southampton-it, ka të njëjtat rezerva. Nuk e fut asnjëherë në fushë si titullar. Dhe kështu, puqja e qëndrimeve të dy ekspertëve të futbollit, të cilët punojnë në vijimësi me Brojën, do duhej të më bënte të mendoja se lojtarit tonë nuk i hahet haku, se nuk ka ndonjë përbetim kundër tij.

Por prapëseprapë nuk arrija të gjeja paqe. Ndonjëherë, në mënyrë budallaqe, më thoshte mendja se këta dy zotërinj duhet të kenë ndonjë paragjykim të natyrës jo futbollistike ndaj Armando Brojës, por të shumtën e kohës i mbush mendjen vetes se “ka diçka që të dyve u ikën sysh, nuk arrijnë ta pikasin”, apo se “kushedi se ç’skaramancí anti-Broja-ne besojnë”.

Edhe Mourinho nuk arriti të shihte te Luke Shaw atë që ne të gjithë (edhe Mourinho vetë) pamë më pas në Europianin e fundit. Shkurt, trajnerët, edhe ata më të mëdhenjtë, gabojnë në vlerësimin e lojtarëve të tyre. Secili prej tyre ka fiksimet e parapëlqimet e veta, burimin e të cilave s’e ka për gjë ta kërkojë kotmëkot te arsyeja e kulluar. Ne të gjithë këtë bëjmë në jetë, apo jo? S’e kemi për gjë ta shfajësojmë veten për zgjedhjet e gabuara. Jemi të talentuar për këtë. Ndoshta ky është më i madhi talent që kemi (ne, soji i njerëzve).

Mirëpo, pas ndeshjes mora vesh se Edy Reja nuk e kishte futur Armando Brojën në formacionin e parë për shkak të pasigurisë lidhur me një dëmtim të tijin, prej të cilit nuk e kish marrë veten plotësisht. Dhe u lehtësova. Sikur të mos ishte kjo, Reja rrezikonte të më dilte nga zemra një herë e mirë. Se, si mund të lihet në stol një si Broja? Ok, ne kemi Manajn, Cikalleshin, Uzunin, Balajn, të cilët nuk janë dosido e të cilët e kanë treguar veten në kohë “të acarta”, por Armando Broja është i një race tjetër.

Ai mund të shkojë dëm si lojtar (m’u thaftë goja!), dhe kjo mund të ndodhë për arsye nga më të ndryshmet, p.sh. mund të jetë i pamenaxhueshëm karakterialisht, mund të jetë fizikisht i brishtë, mund të jetë i pafat, apo ku di unë çfarë tjetër, por sot për sot, me çfarë po shohim, përveçse është një premtim i madh për futbollin shqiptar (dua të besoj se më në fund do ta kemi edhe ne një futbollist të madh), është gjithashtu edhe një prej yjeve të ardhshëm të futbollit europian. Hej Broja, mos e ço veten dëm! Ti nuk i përket më vetëm vetes. Na përket të gjithëve.

Po mendoni se ky i imi është një shpërthim emocional, e kaq? Ok, puna juaj se si mendoni. Nuk janë vetëm 2-3 gola të tij që më bëjnë të besoj te këto që thashë. Është mënyra se si luan, se si vendoset në fushë, se si luan pa top, se si vrapon, se si e kontrollon topin, se si e lëshon përpara, se si driblon, se si merr nishan portën, pa larguar nga koni i shikimit shokët që mund të ketë aty pranë, etj., etj. Unë jam një fan i tij. Forever!

Etiketa: brojamustafa nano

Ju sugjerojmë

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

I dehur në makinë, arrestohet kryeinspektori i shërbimit zjarrfikës në Elbasan

7 Shkurt, 2026 9:54 pm
Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge
Kryesore

Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge

7 Shkurt, 2026 8:34 pm
Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
Bota

Ndalimi i rrjeteve sociale, Macron: Truri i fëmijëve nuk është në shitje

7 Shkurt, 2026 6:16 pm
Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood
Bota

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood

7 Shkurt, 2026 4:28 pm
Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon
Bota

Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon

7 Shkurt, 2026 4:25 pm
Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund
Bota

Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund

7 Shkurt, 2026 4:22 pm
Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës
Kryesore

Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës

7 Shkurt, 2026 2:20 pm
Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian
Aktualitet

Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian

7 Shkurt, 2026 1:53 pm
Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq
Aktualitet

Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq

7 Shkurt, 2026 12:40 pm
Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat
Aktualitet

Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat

7 Shkurt, 2026 12:22 pm
Para
Në kërkim të votave, Marine Le Pen “zbarkon” në TikTok

Në kërkim të votave, Marine Le Pen “zbarkon” në TikTok

Lidhje të tjera përpara Vlashentit? Dojna Mema rrëfehet

Lidhje të tjera përpara Vlashentit? Dojna Mema rrëfehet

Çdo natë udhëtonte nga fshati për t’ju qenë pranë, sakrifica e gjyshit për mbesat

Çdo natë udhëtonte nga fshati për t'ju qenë pranë, sakrifica e gjyshit për mbesat

TE FUNDIT

I dehur në makinë, arrestohet kryeinspektori i shërbimit zjarrfikës në Elbasan

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
7 Shkurt, 2026

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Shërbimit për Mbrojtjen nga Zjarri dhe...

Lexo më shumë

Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge

Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge
7 Shkurt, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me qytetarët në Kamëz, deklaroi se "një armatë e tërë e drejtorëve,...

Lexo më shumë

Ndalimi i rrjeteve sociale, Macron: Truri i fëmijëve nuk është në shitje

Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
7 Shkurt, 2026

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka ngritur alarmin për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët dhe adoleshentët, duke e cilësuar përdorimin e...

Lexo më shumë

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood
7 Shkurt, 2026

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka publikuar miliona faqe të reja lidhur me dosjen ‘Epstein’, ku së fundmi ka rezultuar se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com