I ftuar në emision “Opinion” gazetari Armand Shkullaku është shprehur se kjo situatë përplasjesh në Partinë Demokratike pritej pas humbjes së thellë në zgjedhje.
Shkullaku është shprehur se për atë që Basha luftoi më shumë, zgjedhjet e lira ato nuk u arritën. “Strukturat e PD që duhet të funksiononin në momente dhe të ndalnin shitblerjen e votës nga Partia Socialiste nuk ishin, nuk funksionuan ditën e zgjedhjeve”, u shpreh Shkullaku.
Shkullaku tha se Basha duhet të tërhiqet dhe të jap dorëheqjen. “Kjo vetngrirje e Bashës në temperaturën 40 gradë celsius nuk shkon. Te dorehiqet”. /Opinion.al