Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Argjentina e mposht Brazilin, dhunë mes tifozëve dhe policisë

2023/11/22 at 8:41 AM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Argjentina e mposht Brazilin, dhunë mes tifozëve dhe policisë

Nicolas Otamendi e shënoi golin e vetëm për t’ia dhuruar Argjentinës një fitore 1:0 kundër Brazilit në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës, e cila u shty për më shumë se gjysmë ore të martën mbrëma, pasi policia u përlesh me tifozët në stadiumin “Maracana” në Rio de Zhaniero.

Rivaliteti i moçëm sportiv mes dy prej kombëtareve më të suksesshme në botën e futbollit u intensifikua pasi policia braziliane i sulmoi tifozët argjentinas si përgjigje ndaj përleshjeve në tribuna gjatë këndimit të himneve kombëtare.

Kampionët e botës, të udhëhequr nga kapiteni Lionel Messi, shkuan pranë tribunave në përpjekje për t’i qetësuar gjakrat, para se të largoheshin nga fusha për t’u kthyer në dhomat e zhveshjes përkohësisht.

Lojtarët u kthyen në fushë dhe ndeshja filloi nën brohoritjet e zhurmshme të tifozëve vendas, të cilët e mbështetën skuadrën e tyre pesë herë kampione bote, e cila po përpiqej ta kthehej në binarë pasi kishte humbur disa ndeshje radhazi në kualifikime për herë të parë.

Lionel Messi me bashkëlojtarët e tij argjentinas tentojnë t'i qetësojnë tifozët gjatë përleshjes së tyre me stafin e sigurimit në stadiumin Maracana në Rio de Zhaniero, 21 nëntor 2023.

Por, Brazili e pësoi disfatën e tretë radhazi dhe të parën në shtëpi në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës, dhe si pasojë ka rënë në vendin e gjashtë në renditje, duke ngelur tetë pikë mbrapa lideres, Argjentina.

Vendi i gjashtë është i fundit që siguron pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026.

Lojtarët argjentinas duke e festuar fitoren ndaj Brazilit në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026, në Maracana të Rio de Zhanieros.

“E vërteta është se ky grup po vazhdon të arrijë gjëra historike, përsëri”, tha kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi.

“Natyrisht, në fillim ishte keq sepse ne e pamë se si ata [policia] po i rrihnin njerëzit. Kur sheh ato gjëra mendja të shkon te familja. Ne ishim më të shqetësuar për atë sesa për lojën. Në atë çast loja ishte dytësore për ne”, shtoi ai.

Pas gjithë dramës para ndeshjes, loja në fushë ishte shumë e tensionuar, me lojtarët rivalë që ballafaqoheshin vazhdimisht dhe gjyqtari detyrohej të shpërndante kartonë për ta qetësuar situatën.

Brazili ishte skuadër më e mirë në fushë, por nuk arriti ta gjejë rrjetën e portës së portierit argjentinas Emiliano Martinez, ndërkohë që goli me kokë i Otamendit në minutën e 63-të, i mjaftoi kampionëve të botës ta shënojë një fitore historike në stadiumin e famshëm brazilian./ REL

Ju sugjerojmë

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
Kronikë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

8 Qershor, 2025 5:27 pm
Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
Bota

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

8 Qershor, 2025 5:11 pm
Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump
Bota

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump

8 Qershor, 2025 5:06 pm
Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme
Bota

Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme

8 Qershor, 2025 4:56 pm
Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness
InstaBIZ

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

8 Qershor, 2025 4:53 pm
VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb
Sport

VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb

8 Qershor, 2025 4:45 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Musk flet për krijimin e një partie të re në SHBA, Trump: Do ketë pasoja të rënda

8 Qershor, 2025 4:38 pm
Para
Ndërkombëtarët mirëpresin marrëveshjen Izrael-Hamas për lirimin e pengjeve

Ndërkombëtarët mirëpresin marrëveshjen Izrael-Hamas për lirimin e pengjeve

Rishfaqet Kim Jong Un, Koreja e Veriut lëshon satelitin e parë spiun

Rishfaqet Kim Jong Un, Koreja e Veriut lëshon satelitin e parë spiun

Vdes një prej pengjeve izraelite, Xhihadi Islamik Palestinez: Donim ta lironim, por armiku nuk reagoi

Vdes një prej pengjeve izraelite, Xhihadi Islamik Palestinez: Donim ta lironim, por armiku nuk reagoi

TE FUNDIT

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
8 Qershor, 2025

Trupat e Gardës Kombëtare mbërritën në Los Angeles në orët e para të mëngjesit të së dielës, pasi presidenti Donald...

Lexo më shumë

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
8 Qershor, 2025

Liqeni Natron ndodhet përgjatë Sistemit të Rifteve të Afrikës Lindore, një kufi pllakash tektonike divergjente që po e copëton Pllakën...

Lexo më shumë

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
8 Qershor, 2025

Një bel i hollë nuk shërben vetëm për të ulur rrezikun e diabetit apo sëmundjeve kardiovaskulare, por edhe për të...

Lexo më shumë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
8 Qershor, 2025

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka ndërmarrë menjëherë masa për të bllokuar një skemë mashtruese që synonte vjedhjen e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com