Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ardi Veliu, një drejtor policie i paligjshëm, pse nuk reagojnë ndërkombëtarët?”

2018/02/06 at 2:12 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
I fundit/ Emërohet Drejtori i ri i Policisë së shtetit, emër i njohur i uniformave blu

Ardi Veliu është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, vetëm si i besuar politik i Fatmir Xhafës në shkelje flagrante të ligjit. Kështu shprehet Shoqata e Punonjesve tëe Policise ne Lirim. Përmes një listimi në facebook, të ligjeve që janë shkelur, kjo shoqatë i bën thirrje edhe dy misioneve të huaja që asisitojnë në Shqipëri, PAMECA dhe ICITAP të shprehin qendrimin e tyre.

Më poshtë deklarata e plotë e shoqatës së policëve të liruar

E para: Në ligjin për policinë e shteti nr. 108/2014, neni 55 për Kriteret për fitimmin e gradës, është shkelur në pikën 1, gërma ë) në të cilën përcaktohet: të plotësojë kohën e qëndrimit në gradë, sipas afateve të mëposhtme:


iii) nga “Komisar” në “Kryekomisar” 3 vite;
iv) nga “Kryekomisar” në Drejtues” 5 vite;
v) nga “Drejtues” në “Drejtues I parë” 3 vite;

Pra, sipas ligjit, në total kërkohen 11 vite punë në Policinë e Shtetit. Në rastin konkret, punonjësi i policisë Ardi Veliu i ka marrë këto grada në kundërshtim të plotë me ligjin për Policinë e Shtetit duke mos respektuar vitet e qëndrimit në detyrë sipas kohës së gradave policore. Konkretisht Ardi Veliu është ripranuar në tetor të vitit 2013 duke i marrë të gjitha këto grada për 4 vite dhe jo për 11 siç dikton ligji.

E dyta: Dispozita e dytë që është shkelur në ligjin për Policinë e Shteti nr. 108/2014, është neni 13 për Kriteret e emërimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pika 2/b në të cilin citohet: “të ketë të paktën 15 vjet përvojë në polici, nga të cilat të paktën 10 vjet në pozita të larta drejtuese në strukturat e Policisë së Shtetit”. Ardi Veliu nuk e plotëson këtë kriter të ligjit, pasi ky ka një kohë të ushtrimit të funksioneve në Policinë e Shtetit në total rreth 12 vite, përkatësisht nga viti 1998 deri në janar 2006 dhe nga tetori 2013 deri më sot, shkurt 2018. Gjithashtu në shkelje po të këtij neni të ligjit, është edhe fakti se Ardi Veliu nuk përmbush afatin 10 vjeçar të qëndrimit në pozita të larta drejtuese në Policinë e Shtetit sepse i ka ushtruar këto pozita vetëm 3 vitet e fundit.

Ardi Veliu ka qenë pjesë e strukturave të larta drejtuese në zbatimin e planit qeveritar për kanabizimin e territorit të Shqipërisë nën detyrën e Zv/Drejtorit të Rendit dhe Sigurisë Publike në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
Emërimi i Ardi Veliut në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm në Policinë e Shtetit si dhe gjithë procedurat e ndjekura nga hapja e konkurimit për gradën Drejtues i parë deri në emërimin e tij janë produkt i kontributit dhe besueshmërisë politike ndaj Ministrit të Brendshëm dhe Kryeministrit të cilët janë përgjegjësit e drejtëpërdrejt në shkeljen e ligjit për Policinë e Shtetit.

E pakuptueshme është heshtja e misioneve PAMECA dhe ICITAP duke mos reaguar në paligjshmërinë e radhës në emërimin e Drejtorit të Policisë së Shtetit. Paligjishmëria në emërime është një ndër faktorët kryesor në kriminalizimin e strukturave të Policisë së Shtetit.

Etiketa: ardi veliui paligjshemreagimshoqata


Ju sugjerojmë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
VIDEO/ U vodhën në Reggio Emilia, shezlongët shfaqen pas dy vitesh te Kepi i Rodonit
Aktualitet

VIDEO/ U vodhën në Reggio Emilia, shezlongët shfaqen pas dy vitesh te Kepi i Rodonit

18 Korrik, 2026 2:41 pm
Para
Si të zbuloni një gënjeshtar në pak minuta

Si të zbuloni një gënjeshtar në pak minuta

Hahn: Korrupsioni dhe varfëria pengojnë integrimin e Ballkanit. Mali i Zi dhe Serbia më afër BE

Hahn: Korrupsioni dhe varfëria pengojnë integrimin e Ballkanit. Mali i Zi dhe Serbia më afër BE

Romanca e Meghan dhe Herry-t së shpejti në një film, ja kur do jepet në kinema

Romanca e Meghan dhe Herry-t së shpejti në një film, ja kur do jepet në kinema
















TE FUNDIT

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
20 Korrik, 2026

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në protestë përpara Kuvendit, këtë  të hënë me thirrjet “Parlamenti i krimit”, “Rama jep dorëheqjen”...

Lexo më shumë

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
20 Korrik, 2026

Spanja është shpallur kampione e botës në finalen e botërorit 2026 përvallë Argjentinës. Në një ndeshje që në fakt u...

Lexo më shumë

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
19 Korrik, 2026

Një sulm i ri iranian ndaj një impianti energjie dhe shkripëzimi të ujit në Kuvajt ka shkaktuar zjarr në objekt,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}