Aktualitet

Ardi Veliu i publikoi videon, reagon përsëri nëna e 15-vjeçarit të dhunuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:41 - 29/05/20 |
Opi Nion

Zajda Çobo , nëna e 15 vjeçarit të dhunuar nga policia ka reaguar pas publikimit të videos nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Në këtë video, Çobo shfaqej me pistoletë në dorë, ndërsa Veliu pa dhënë asnjë shpjegim për lidhjen e videos me dhunën e të miturit, tha se “ja nga cila familje vjen djali.”

Por, nëna e të miturit të dhunuar shprehet për “News24” se videoja që ka publikuar drejtori i Policisë së Shtetit është pjesë e mbrapaskenave të një filimi ku ajo ka marrë pjesë.

Ajo ka theksuar përsëri se do të ngrejë padi ndaj Ardi Veliut, ndërsa ka dënuar aktin e kryer prej tij.

 “Jam ndjerë e tmerruar. E kam telefonuar drejtorin e Policisë Ardi Veliun dhe ai nuk ma ka hapur telefonin. Veliu ka cenuar figurën time në mënyrë ekstreme. Kjo është skenë filmi. Video është bërë në një prapaskenë filmi që kam realizuar. Video është realizuar në vitin 2018. Gjendet në FB tim. I bie që ka gërmuar kaq shumë në rrjetet sociale. Nuk e kuptoj se me cfarë të drejte e publikon atë video. Cështjen do ta coj në gjykatë. Nuk mund t’i quaj policë ata persona. Policët i kërkonin fëmijës sim kartën e identitetit dhe ai tha se nuk e ka sepse nuk i ka mbushur 18 vjec. Dua mbrojtje nga SHCBA, nga Avokati i Popullit, nga Shoqatat e të Drejtave të Fëmijëve. Është e pavërtetë që djali im të ketë dalë jashtë orarit të caktuar për Covid-19. Unë do kërkoj të drejtën e djalit tim deri në fund. Tani ndihet më mire”, u shpreh Çobo./ Opinion.al

Pas