Mbrëmjen e sotme ndodhi një incident në qytetin e Lezhës, aty ku ish-deputeti i PS-së Agustin Marku u godit me grushte dhe shkelma nga persona të panjohur.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha sot në “Top Story” në TCH se Arben Ndoka është autori i rrahjes së nënkryetarit të Këshillit të Qarkut të Lezhës, Agustin Marku, ish-deputet i PS-së.
“Rama vazhdon t’i falet Arben Ndokës, i cili vazhdon të jetë njishi sot në Lezhë. Ai sot ka rrahur edhe një socialist atje”, tha Basha.