Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka komentuar shpalljen “non grata” nga SHBA për ish-deputetin socialist, Aqif Rakipi.
“Shkoni dhe pyesni Aqif Rakipin. Ky është komenti im. Tani edhe njëherë pyesni”, tha Berisha.
Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli sot “non grata” ish-deputetin Aqif Rakipi si dhe biznesmenin Ylli Ndroqi. Vendimi i SHBA, vjen disa muaj pasi në listën e zezë u fut ish-kryeministri Sali Berisha dhe familja e tij.