Gjykata e Posaçme e Apelit, ka lënë sërish në burg ish-Ministrin e Mjedisit Lefter Koka duke mos ndryshuar masën e sigurisë.
Koka kërkoi masë më të butë, me pretendimin se nuk ka kryer shkelje. Megjithatë kjo nuk u pranua nga gjykata, duke e lënë të pandryshuar masën e arrestit me burg.
Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka doli përballë Gjykatës së Posaçme për ankimimin e masës së dytë te arrestit me burg, që lidhet çështjen e inceneratorit të Fierit.
Ditën e djeshme avokati i tij tha se Lefter Koka nuk ka pse të jetë bashkëpunëtor i drejtësisë.
Koka akuzohet se për Inceneratorin e Elbasanit, por edhe në atë të Fierit janë shkelur procedurat për dhënien e koncesioneve por edhe janë konsumuar vepra penale.
Lefter Koka akuzohet për “Shpërdorim të detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”