Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Apeli i trishtë i babait: Dua trupin e djalit, autorët le të mos dënohen

2017/03/15 at 10:01 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Apeli i trishtë i babait: Dua trupin e djalit, autorët le të mos dënohen

Ndërsa po bëhen dy vite nga rrëmbimi dhe zhdukja e Ridvan Lamajt në qytetin e Sarandës, familjarët e tij vazhdojnë të enden sallave të gjyqeve me shpresën e vetme se një ditë do të mundin t’i gjejnë eshtrat. Asqeri Lamaj, babai i 37-vjeçarit rrëfen për “Gazeta Shqiptare” se e vetmja shpresë që e mban gjallë është gjetja e trupit të të birit. “Vetëm gjetja e trupit të tim biri më mban gjallë”, thotë ai. 73-vjeçari tregon se Gjykata e Krimeve të Rënda po vijon të shtyjë seancat herë pas here për mungesë të avokatit të dy autorëve të dyshuar se kanë gisht në zhdukjen e djalit të tij dhe kërkon që të merret masë për këtë gjë.


37-vjeçari Ridvan Lamaj, i cili ishte emigrant në Greqi, më 17 qershor të 2015 u rrëmbye në Sarandë nga dy persona. I vetmi që ndodhet prapa hekurave është 30-vjeçari Vitor Islami, lindur në Pukë dhe banues në Fushë-Mamurras. Ndërsa, Adrian Ogiçi nga Saranda vijon të jetë në arrati. Të dy këta persona akuzohen për veprat penale “Rrëmbim personi” dhe “Trafikim i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

Zoti Asqeri, dy ditë më parë ishte seanca gjyqësore për dy personat e akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e djalit tuaj, Ridvan Lamajt. Çfarë ndodhi konkretisht?

Edhe më datë 13 qershor, ashtu si në 3 seancat e tjera, gjyqi për dy autorët u shty. Është hera e katërt që Gjykata e Krimeve të Rënda shtyn seancën, pasi mungon avokati. Avokati është zgjedhur kryesisht nga gjykata. Por që realisht ky avokat është zgjedhur nga familja e Adrian Ogiçit dhe paguhet nga familja e tij dhe jo nga personi tjetër, Viktor Islami.

Nga e keni këtë informacion se ky avokat paguhet nga familjarët e njërit prej personave të akuzuar?

E dimë shumë mirë këtë gjë, sepse ky avokat në shtator të 2015 ka përfaqësuar babain e Adrian Ogiçit, i cili u kap në Sarandë me disa kilogramë hashash. Ky është fakti që e vërteton shumë mirë këtë gjë. Është avokat i familjes së tyre. Pse gjykata nuk merr asnjë masë kur avokati mungon në çdo seancë? Nuk po e kuptoj pse e shtyjnë kaq shumë. Jam munduar që në gjyq të shkoj gjithmonë. Edhe pse jam në gjendje jo të mirë ekonomike, marr lekë borxh e shkoj vetëm me shpresën se mos në ndonjë moment autori do të më tregojë se ku e ka çuar trupin e tim biri.

Duke qenë se djali juaj ka rreth dy vite që është zhdukur, a keni kërkuar të dhëna nga hetuesit nëse është gjetur trupi i tij?

Ne i jemi drejtuar me letra prokurorit të Përgjithshëm, prokurorit të Krimeve të Rënda, i jemi drejtuar presidentit dhe ministrit të Drejtësisë. Presim ende një përgjigje që të na thonë se ku është djali ynë dhe ç’u bë me të.

Çfarë përgjigje keni marrë?

Nuk na kanë dhënë asnjë shpjegim, edhe pse herë pas here ne kemi kërkuar informacion. Djali im ka qenë emigrant në Greqi që 17 vjet dhe sapo kishte ardhur në Shqipëri. Me këta dy persona që akuzohen se e rrëmbyen kishte vetëm 3 muaj që ishte njohur.

Fillimisht u raportua nga policia se djali juaj kishte pasur një konflikt me Adrian Ogiçin dhe Viktor Islamin për një ngarkesë me lëndë narkotike të trafikuar drejt Greqisë. Sa i vërtetë është ky fakt?

Këtë gjë unë e kam marr vesh vetëm nga hetuesit, sepse nuk kam pasur dijeni për ndonjë konflikt të tij.

Më herët prokuroria ka dhënë pretencën për dy personat e akuzuar duke kërkuar 19 vite burg për Viktorin dhe 20 vite burg për Adrianin. Mendoni se drejtësia për djalin tuaj është vënë në vend me këto dënime?

Ne më shumë kërkojmë të gjejmë trupin apo kufomën e djalit dhe jo të dënohen autorët. Duam të zbardhet ngjarja se çfarë ka ndodhur me djalin tonë dhe arsyen pse e zhdukën.

Keni dijeni se çfarë dëshmie ka dhënë Viktori përsa i përket ngjarjes?

Ai nuk e ka pranuar se ma kanë vrarë djalin. Ai ka thënë në gjyq se kishte biseduar me Adrianin dhe do e çonte në Greqi. Me vete kishte marrë dhe djalin tonë dhe e kishte lënë pastaj afër kufirit. Ai ka pretenduar në gjyq se Adriani ka humbur rrugën dhe nuk është kthyer tek nusja dhe dy fëmijët e tij. Por jam i bindur se kjo gjë është gënjeshtër e tij. Ne familjarët i kemi kërkuar kryeprokurorit që të rindërtohet ngjarja, nga ka ikur, rruga që ka përshkruar autori me djalin tim e çdo gjë tjetër me radhë. T’i kërkohet palës greke se deri në çfarë ore janë linjat e autobusit për në Greqi, sepse në orën që pretendon të ketë ikur autori nuk ka pasur autobus për të shkuar andej. Ai i bën këto alibi sepse djali im u ngeli në dorë dhe më pas e kanë zhdukur.

Mendoni se Ridvani është torturuar?

Patjetër që po. Ata e kanë dhunuar e torturuar deri sa djali ka vdekur. Sepse ka prova dhe dëshmitarë që hera e fundit që djali është parë ka qenë pikërisht me këta dy persona. Ne dyshojmë se i gjithë krimi ka ndodhur në makinë. Ata sapo më morën djalin në makinë, i kanë fikur edhe telefonat.

Njëri prej autorëve të dyshuar, Adrian Ogiçi është nga Saranda. Keni biseduar me familjarë të tij?

Kemi kontaktuar me ta vetëm në fillim. Adriani u kishte thënë se nuk ka asnjë dijeni për ngjarjen, por nuk u kishte shpjeguar pse po fshihej.

Një thirrje e juaja ndaj autoriteteve?

Ne kërkojmë të gjejmë trupin e djalit tonë. Të marrim kufomën ashtu siç është. Po bëhen gati 2 vjet që nga momenti që djalin nuk e kemi parë më me sy dhe nuk e dimë se ku ndodhet trupi i tij. Çfarë do të bëjë drejtësia për këtë? Duam të marrim vesh të vërtetën se çfarë ka ndodhur. Autori është brenda në burg. Të gjendet mënyra që ai të tregojë të vërtetën. Nuk duam fare dënimin e tyre, vetëm të na tregojnë ku ia çuan trupin. Ne nuk duam të bëjmë vetëgjyqësi. Ne kemi besim tek drejtësia, ose në të kundërt jemi të detyruar ta kërkojmë drejtësinë diku tjetër. Kemi 2 vite që në shtëpinë tonë nuk flihet gjumë. Kemi një varr të hapur dhe duam ta mbyllim atë. Vetëm gjetja e trupit të tim biri më mban gjallë. /GSH

maxresdefault-1-1024x694

 



Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Foto/ Rrëfimi i prostitutës së luksit: 700 dollarë një përkëdhelje

Foto/ Rrëfimi i prostitutës së luksit: 700 dollarë një përkëdhelje

‘Bali bej’ do bëhet baba? Fotot e të fejuarës që ngritën dyshime

‘Bali bej’ do bëhet baba? Fotot e të fejuarës që ngritën dyshime

Manjani: Qeveria me 4 ministra të rinj duhet të votëbesohet

Manjani sulmon Doganat: Po gomat e përdorura pse futen në Shqipëri?
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com