Politikë

“Anti-shpifja”,Rama: Ligji do kalojë, jo për të mbyllur gojën e gazetarëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:29 - 07/10/20 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar përsëri se paketa “Anti-shpifje” do të  miratohet, por duke sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Këtë deklaratë e bëri gjatë konferencës me ministren e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, e cila do të jetë pasuesja e Ramës në krye të OSBE-së.

Kryeministri tha se përmes paketës “Anti-shpifje” iu jepet mundësi mbrojtje qytetarëve të cilët shantazhohen nga lajmet e rreme. Rama tha se një nga kategoritë e interesuara për miratimin e ligjit janë biznesmenët, pasi sipas kryeministrit ata shantazhohen çdo ditë.

 “Ligji do kalojë jo për të mbyllur gojën e gazetarëve, por që të gjithë të flasin dhe të mbrohen ata që janë pjesë e sulmeve të pabaza. Ligji u diskutua për 1 vit dhe me OSBE, u nisëm me modelin gjerman, na u tha që nuk është demokratik, vazhduam me modele kroate dhe të tjera dhe më pas bëmë një shumë demokratik, të mbështetur në konsulencë me OSBE. Sipas këndvështrimit tim ligji nuk trajton plagën apo atë murtajën e shpifjeve, sulmet personale dhe diskriminimin, por ofron mundësinë që njerëzit të mbrojnë veten kur gjendjen të sulmuar. Kur po flisnim për këtë ligj mbështetja më e madhe erdhi nga njerëzit e biznesit se ata shantazhohen çdo ditë. Ne e dërguam ligjin në Komisionin e Venecias. Ajo nuk tha se ligji është në kundërshtim me parimet demokratike, ka dhënë disa rekomandime që do i vlerësojmë një nga një dhe do ta miratojmë ligjin, se në këtë xhungël lajmesh të rreme, sulme dhe keqedukim të të rinjve, shkelje të etikës së medias duhet që njerëzit të kenë të paktën të drejtën të mbrohen përballë dikujt që fshihet pas anonimatit dhe burimeve të jashtme. Është e thjeshtë. Kjo nuk mund të vazhdojë, ju këshilloj të gjithëve të shihni filmin: Dilema sociale”,- tha Rama./ Opinion.al

Pas