Politikë

Emri/ Shkarkohet kreu i AKU, ja kush e zëvendëson


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:49 - 07/10/20 |
Opi Nion

Është shkarkuar kreu i AKU, Robert Lili. Vendimi për shkarkimin e Lilit është marrë sot në mbledhjen e qeverisë.

Mësohet se ai do të zëvendësohet nga Bledar Skënderi. Ky lajm është bërë i ditur nga Ministria e Bujqësisë, por nuk janë dhënë më shumë detaje në lidhje me largimin e Robert Lilit.

“Në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë vendim për lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, z. Robert Lili.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z.Bledi Çuçi e falënderon për kontributin e deritanishëm dhe punën e lavdërueshme të bërë në drejtimin e AKU-së, procesin e nisur të reformimit dhe shndërrimit të AKU-së në një njësi inteligjente. Z.Lili do të vijojë angazhimin profesional brenda strukturave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Po sot, me vendim të Këshillit të Ministrave është emëruar drejtori i ri i këtij institucioni, z.Bledar Skënderi. Shprehim besimin se ai do të punojë me përkushtim dhe do të çojë përpara procesin e ristrukturimit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit i nisur nga paraardhësi i tij, si dhe do të adresojë si duhet të gjitha sfidat dhe problematikat që lidhen me sigurinë ushqimore në vend”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Bujqësisë.

Pas