Politikë

“Anti-KÇK”/ Rama: Pres të zërë vendin e merituar në vlerësimin e KE


               Publikuar në : 22:36 - 16/02/20 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama është shprehur nga Brukseli se Shqipëria i ka bërë detyrat dhe KE do të ketë një raport pozitiv për rezultatet.

Rama është shprehur për mediat se pret që Anti- KÇK të zërë vendin e merituar në vlerësimin e KE për Shqipërinë, ndërsa thekon se gjithçka që e bën për vendin dhe jo se e kërkojnë partnerët europian.

”Unë prezantoj punët, jo lajmet. Sipas këndvështrimit të tyre ato mund të jenë të mira osse të këqija. Komisioni Europian do të jetë pozitiv pasi Shqipëria i ka bërë detyrat. Madje pres që nisma jonë më e fundit të zërë vendin e vet të merituar në vlerësimin e KE për Shqipërinë. Bëjmë çfarë bëjmë ne, e bëjmë për vendin tonë jo se na i kërkojnë miqtë europiane. Dhe vendimmarrja e BE nuk është vetëm nga ajo që bëjmë ne , por nga atë që zgjedhin ata për të ardhmen.”- tha Rama./ Opinion.al

Pas