Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ankimimi i Alibeajt kundër regjistrimit të koalicionit Meta-Berisha, nesër seanca në Apel

2023/03/29 at 8:53 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ankimimi i Alibeajt kundër regjistrimit të koalicionit Meta-Berisha, nesër seanca në Apel

Gjykata Administrative e Apelit do të zhvillojë nesër seancën lidhur me ankimimin e PD-së së Alibeajt, kundër regjistrimit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” nga KQZ në zgjedhjet e 14 Majit.

Alibeaj pretendon se Meta dhe Berisha kanë kryer shkelje të rëndë ligjore duke përdorur simbolet e PD, siglën dhe emrin.

Në seancën e ditës së nesërme që do të mbahet në orën 15:30, ankimimi i Alibeajt do shqyrtohet nga trupi gjykues Sokol Ibi;  Manjola Xhaxho; Edlira Petri; Esmeralda Xhili; Alma Kolgjoka.

“Me Vendim datë 28.03.2023 “Për caktimin e seancës gjyqësore dhe lënien afat për plotësimin e të metave të kërkesëpadisë” të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor është caktuar data 30.03.2023, ora 15:30, për zhvillimin e seancës gjyqësore”, thuhet në njoftim.

NJOFTIM PËR MEDIA

Pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, për llogari të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, është paraqitur për shqyrtim çështja Nr. 7 Akti, Datë 27.03.2023 Regjistrimi, me:

PADITËS: Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Indrit Sefa;

I PADITUR: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

OBJEKTI: Shfuqizimi i vendimit nr.31, datë 21.03.2023 të KAS “Për mospranimin për shqyrtim të kërkesës ankimore nr. 37, datë 21.03.2023 të depozituar nga “Partia Demokratike e Shqipërisë”.

Shfuqizimi i vendimit nr. 178, datë 18.03.2023 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, (BF) për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.

Plotësimin e të metave nga ana e kërkuesit Partia e Lirisë duke ndryshuar Marrëveshjen e Koalicionit duke hequr Partinë Demokratike e Shqipërisë nga referimi në këtë dokument.

Për dijeni, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, me Vendimin nr.178, datë 18.03.2023, objekt i padisë së mësipërme, ka vendosur:

“1. Regjistrimin e Koalicionit “Bashkë Fitojmë” (PL – PDK – PBDNJ) “BF”, si subjekt zgjedhor pjesëmarrës në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023 me parti pjesëtare të tij si më poshtë: a)”Partia e Lirisë” (PL); b) “Partia Demokristiane e Shqipërisë” (PDK); Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ);
2. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen elektronike zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve;
3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve brenda 3 (tre) ditëve nga shpallja e tij”.

Më datë 28.03.2023 u hodh shorti publik për përcaktimin e përbërjes së Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor dhe, sipas tij, trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarët:

  1. Sokol Ibi (Relator);
    2. Manjola Xhaxho (Anëtare);
    3. Edlira Petri (Anëtare);
    4. Esmeralda Xhili (Anëtare);
    5. Alma Kolgjoka (Anëtare).

Me Vendim datë 28.03.2023 “Për caktimin e seancës gjyqësore dhe lënien afat për plotësimin e të metave të kërkesëpadisë” të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor është caktuar data 30.03.2023, ora 15:30, për zhvillimin e seancës gjyqësore në ambientet e godinës “Poli i Drejtësisë”, salla e konferencave të KLGJ-së, në adresën: Rruga “Ana Komnena”, Tiranë.

Tiranë, më 28.03.2023

Gjykata Administrative e Apelit Tiranë

Etiketa: 14 MajalibeajKoalicioni "Bashkë Fitojmë"

Ju sugjerojmë

Berisha zbulon datën e protestës së radhës kombëtare
Kryesore

Berisha zbulon datën e protestës së radhës kombëtare

30 Janar, 2026 1:50 pm
Bulqizë/ Babai plagos me thikë djalin, 29-vjeçari në spital
Kronikë

Bulqizë/ Babai plagos me thikë djalin, 29-vjeçari në spital

30 Janar, 2026 1:42 pm
Kristjan Asllani mbërriti në Stamboll, mesfushori kuqezi i bashkohet Besiktas
Sport

Kristjan Asllani mbërriti në Stamboll, mesfushori kuqezi i bashkohet Besiktas

30 Janar, 2026 1:21 pm
Dënimi në Greqi, KLGJ nuk pranon nisjen e procedurave për verifikimin e Irena Gjokës
Aktualitet

Dënimi në Greqi, KLGJ nuk pranon nisjen e procedurave për verifikimin e Irena Gjokës

30 Janar, 2026 1:18 pm
Albin Kurti prezanton emrat e kabinetit të ri qeveritar
Rajoni

Kurti për Bordin e Paqes: Kosova dëshiron të kontribuojë për paqe ku të ketë nevojë

30 Janar, 2026 1:15 pm
Kremlini konfirmon bisedën telefonike Putin- Trump: Është planifikuar për të martën
Bota

Lufta në Ukrainë, Rusia: Trump na ka kërkuar të ndalim sulmet deri me 1 shkurt

30 Janar, 2026 1:13 pm
Auto-Skicë
Bota

Zelensky këmbëngul: Ukraina gati për anëtarësim në BE në vitin 2027

30 Janar, 2026 11:56 am
Rama debat me fermerin: Nuk i mbyllim kufijtë për ty
Aktualitet

Rama debat me fermerin: Nuk i mbyllim kufijtë për ty

30 Janar, 2026 11:26 am
Denoncimet për AKSHI, raportuesi i PE: Mos më pyesni për gjithçka që thotë Berisha
Aktualitet

Denoncimet për AKSHI, raportuesi i PE: Mos më pyesni për gjithçka që thotë Berisha

30 Janar, 2026 10:40 am
Ellenzék (1938) / Udhëtim në Mat, vendlindjen e Zogut të Parë
-Kulturë

Ellenzék (1938) / Udhëtim në Mat, vendlindjen e Zogut të Parë

30 Janar, 2026 10:27 am
Para
Inteligjenca artificiale “mund të zëvendësojë 300 milionë vende pune”

Inteligjenca artificiale “mund të zëvendësojë 300 milionë vende pune"

Tërmeti godet Italinë Jugore, njerëzit dalin në rrugë

Tërmeti godet Italinë Jugore, njerëzit dalin në rrugë

Koplik/ Zbulohen 27 sera kanabisi, 20 metra në thellësi të një krateri

Koplik/ Zbulohen 27 sera kanabisi, 20 metra në thellësi të një krateri

TE FUNDIT

Berisha zbulon datën e protestës së radhës kombëtare

Berisha zbulon datën e protestës së radhës kombëtare
30 Janar, 2026

Kryetari i PD, Sali Berisha ka deklaruar se protesta e radhë kombëtare kundër qeverisë “Rama” do të jetë më 10...

Lexo më shumë

Bulqizë/ Babai plagos me thikë djalin, 29-vjeçari në spital

Bulqizë/ Babai plagos me thikë djalin, 29-vjeçari në spital
30 Janar, 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 29 janarit 2026 në fshatin Ostren, Bulqizë, ku një 58-vjeçar ka plagosur...

Lexo më shumë

Kristjan Asllani mbërriti në Stamboll, mesfushori kuqezi i bashkohet Besiktas

Kristjan Asllani mbërriti në Stamboll, mesfushori kuqezi i bashkohet Besiktas
30 Janar, 2026

Pas një problemi me avionin, Kristjan Asllani më në fund ka mbërritur në Stamboll për t’u bashkuar me skuadrën e...

Lexo më shumë

Dënimi në Greqi, KLGJ nuk pranon nisjen e procedurave për verifikimin e Irena Gjokës

Dënimi në Greqi, KLGJ nuk pranon nisjen e procedurave për verifikimin e Irena Gjokës
30 Janar, 2026

KLGJ me shumicë votash nuk pranoi nisjen e procedurave për verifikimin e gjyqtares Irena Gjoka, pas raportit të Prokurorisë së Përgjithshme se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com