Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ankimimi i Alibeajt kundër regjistrimit të koalicionit Meta-Berisha, nesër seanca në Apel

2023/03/29 at 8:53 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ankimimi i Alibeajt kundër regjistrimit të koalicionit Meta-Berisha, nesër seanca në Apel

Gjykata Administrative e Apelit do të zhvillojë nesër seancën lidhur me ankimimin e PD-së së Alibeajt, kundër regjistrimit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” nga KQZ në zgjedhjet e 14 Majit.

Alibeaj pretendon se Meta dhe Berisha kanë kryer shkelje të rëndë ligjore duke përdorur simbolet e PD, siglën dhe emrin.

Në seancën e ditës së nesërme që do të mbahet në orën 15:30, ankimimi i Alibeajt do shqyrtohet nga trupi gjykues Sokol Ibi;  Manjola Xhaxho; Edlira Petri; Esmeralda Xhili; Alma Kolgjoka.

“Me Vendim datë 28.03.2023 “Për caktimin e seancës gjyqësore dhe lënien afat për plotësimin e të metave të kërkesëpadisë” të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor është caktuar data 30.03.2023, ora 15:30, për zhvillimin e seancës gjyqësore”, thuhet në njoftim.

NJOFTIM PËR MEDIA

Pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, për llogari të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, është paraqitur për shqyrtim çështja Nr. 7 Akti, Datë 27.03.2023 Regjistrimi, me:

PADITËS: Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Indrit Sefa;

I PADITUR: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

OBJEKTI: Shfuqizimi i vendimit nr.31, datë 21.03.2023 të KAS “Për mospranimin për shqyrtim të kërkesës ankimore nr. 37, datë 21.03.2023 të depozituar nga “Partia Demokratike e Shqipërisë”.

Shfuqizimi i vendimit nr. 178, datë 18.03.2023 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, (BF) për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.

Plotësimin e të metave nga ana e kërkuesit Partia e Lirisë duke ndryshuar Marrëveshjen e Koalicionit duke hequr Partinë Demokratike e Shqipërisë nga referimi në këtë dokument.

Për dijeni, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, me Vendimin nr.178, datë 18.03.2023, objekt i padisë së mësipërme, ka vendosur:

“1. Regjistrimin e Koalicionit “Bashkë Fitojmë” (PL – PDK – PBDNJ) “BF”, si subjekt zgjedhor pjesëmarrës në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023 me parti pjesëtare të tij si më poshtë: a)”Partia e Lirisë” (PL); b) “Partia Demokristiane e Shqipërisë” (PDK); Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ);
2. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen elektronike zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve;
3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve brenda 3 (tre) ditëve nga shpallja e tij”.

Më datë 28.03.2023 u hodh shorti publik për përcaktimin e përbërjes së Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor dhe, sipas tij, trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarët:

  1. Sokol Ibi (Relator);
    2. Manjola Xhaxho (Anëtare);
    3. Edlira Petri (Anëtare);
    4. Esmeralda Xhili (Anëtare);
    5. Alma Kolgjoka (Anëtare).

Me Vendim datë 28.03.2023 “Për caktimin e seancës gjyqësore dhe lënien afat për plotësimin e të metave të kërkesëpadisë” të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor është caktuar data 30.03.2023, ora 15:30, për zhvillimin e seancës gjyqësore në ambientet e godinës “Poli i Drejtësisë”, salla e konferencave të KLGJ-së, në adresën: Rruga “Ana Komnena”, Tiranë.

Tiranë, më 28.03.2023

Gjykata Administrative e Apelit Tiranë

Etiketa: 14 MajalibeajKoalicioni "Bashkë Fitojmë"

Ju sugjerojmë

Del nga SPAK, Noka: Do më shihni shpesh në këto dyer, do denoncoj batërdinë e 14 Majit
Aktualitet

Del nga SPAK, Noka: Do më shihni shpesh në këto dyer, do denoncoj batërdinë e 14 Majit

2 Qershor, 2023 11:38 am
Shtyhet seanca e Tahirit, Gjyqtari kërkon kohë për t’u njohur me dosjen
Kronikë

Lirohet nga burgu Saimir Tahiri

2 Qershor, 2023 11:35 am
Kurti: Sulmi në veri i parapërgatitur, Beogradi është autor
Kryesore

Kurti: Sulmi në veri i parapërgatitur, Beogradi është autor

2 Qershor, 2023 11:21 am
Kurti: Kosova s’tërhiqet, nëse nuk sillnim policinë në veri do sulmonin kryetarët
Rajoni

Kurti: Kosova s’tërhiqet, nëse nuk sillnim policinë në veri do sulmonin kryetarët

2 Qershor, 2023 11:19 am
Nga Veliaj te Sako, KQZ i jep mandatin kryetarëve socialist të bashkive më të mëdha
Aktualitet

Nga Veliaj te Sako, KQZ i jep mandatin kryetarëve socialist të bashkive më të mëdha

2 Qershor, 2023 11:03 am
Kanosën administratorin e njësisë Buz për mospjesëmarrje në zgjedhje, 2 persona nën hetim
Kronikë

Përplasi për vdekje me makinë një person, arrestohet pas 2 ditësh drejtuesi i automjetit

2 Qershor, 2023 10:56 am
“Kush je ti”, si nisi sherri ku mbeti i plagosur me armë zjarri 50-vjeçari në Shijak
Kronikë

“Kush je ti”, si nisi sherri ku mbeti i plagosur me armë zjarri 50-vjeçari në Shijak

2 Qershor, 2023 10:55 am
Dhunoi të riun në lokal dhe një tjetri i vodhi paratë nga portofoli, arrestohet polici
Kronikë

Dhunoi të riun në lokal dhe një tjetri i vodhi paratë nga portofoli, arrestohet polici

2 Qershor, 2023 10:50 am
Gjyqi ndaj ish-luftëtarëve të UÇK, caktohet kryeprokurorja e re në Hagë
Rajoni

Gjyqi ndaj ish-luftëtarëve të UÇK, caktohet kryeprokurorja e re në Hagë

2 Qershor, 2023 10:37 am
Flamur Noka shkon përsëri në SPAK
Kronikë

Flamur Noka shkon përsëri në SPAK

2 Qershor, 2023 10:26 am
Para
Inteligjenca artificiale “mund të zëvendësojë 300 milionë vende pune”

Inteligjenca artificiale “mund të zëvendësojë 300 milionë vende pune"

Tërmeti godet Italinë Jugore, njerëzit dalin në rrugë

Tërmeti godet Italinë Jugore, njerëzit dalin në rrugë

Koplik/ Zbulohen 27 sera kanabisi, 20 metra në thellësi të një krateri

Koplik/ Zbulohen 27 sera kanabisi, 20 metra në thellësi të një krateri

TE FUNDIT

Del nga SPAK, Noka: Do më shihni shpesh në këto dyer, do denoncoj batërdinë e 14 Majit

Del nga SPAK, Noka: Do më shihni shpesh në këto dyer, do denoncoj batërdinë e 14 Majit
2 Qershor, 2023

Teksa u paraqit për të dytën herë brenda pak ditësh në SPAK, deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka tha se...

Lexo më shumë

Lirohet nga burgu Saimir Tahiri

Shtyhet seanca e Tahirit, Gjyqtari kërkon kohë për t’u njohur me dosjen
2 Qershor, 2023

Lirohet nga qelia ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Mësohet se pjesën tjetër të mbetur të dënimit do e kryej në...

Lexo më shumë

Kurti: Sulmi në veri i parapërgatitur, Beogradi është autor

Kurti: Sulmi në veri i parapërgatitur, Beogradi është autor
2 Qershor, 2023

Kuvendi i Kosovës, po zhvillon këtë të premte një seancë të jashtëzakonshme, ku po diskutohet në lidhje me situatën në...

Lexo më shumë

Kurti: Kosova s’tërhiqet, nëse nuk sillnim policinë në veri do sulmonin kryetarët

Kurti: Kosova s’tërhiqet, nëse nuk sillnim policinë në veri do sulmonin kryetarët
2 Qershor, 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është tërhequr nga fjala e tij se zgjedhjet në veri kanë qenë legjitime. Ai...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com