Rajoni

Anija Oruç Reis del nga porti i Antalias, mister kursi i lëvizjes


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:32 - 27/09/20 |
Opi Nion

Lëvizje janë vërejtur sërish në Mesdheun Lindor ndërsa anija kërkuese për hidrokarbure Oruç Reis ka dalë nga porti i Antalias.

Sikurse shkruan Cnn grek kursi i lëvizjes së saj është ende i panjohur ndërsa citohen mediat turke që raportojnë se anija po pret instruksionet për të vazhduar misionin e saj.

Megjithatë raportohet se ajo ka lëvizur edhe më parë nga porti, si psh në datën 22 Shtator. Atëherë anija udhëtoi drejt juglindjes me shpejtësi të lartë, para se të kthehej dhe të ndalej sërish në port.

Ndërkohë mësohet se Turqia nuk ka bërë ndonjë raportim ne NAVTEX për lëvizjen dhe i vetmi sinjalizim ka qenë ai që lidhej me kryerjen e stërvitjeve të marinës turke në zonën mes Rodosit dhe Kastelorizos.

Kujtojmë se anija kërkuese e hidrokarbureve u tërhoq nga Mesdheu Lindor për të kryer shërbime mirëmbajtjeje dhe për t’u furnizuar me karburant, sikurse ka përsëritur në mënyrë të vazhdueshme Ministri turk i mbrojtjes Houlousi Akar./Opinion.al

Pas