Bota

Dalin pamjet/Luftimet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, 16 viktima


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:17 - 27/09/20 |
Opi Nion

Luftime të ashpra kanë nisur të zhvillohen mes Armenisë dhe Azerbajxhanit lidhur me rajonin e Nagorno-Karabakh. Sipas një zyrtari të lartë të cituar nga AP, të paktën deri tani kanë humbur jetën 16 persona dhe janë plagosur 100 të tjerë. Ndërkohë presidenti i Azerbajxhanit raportoi humbje në radhët e ushtrisë së tij.

Armenia deklaroi se dy delikopterë azerë janë rrëzuar dhe tre tanke janë qëlluar nga artileria, por Ministria e Mbrojtjes në Azerbajxhan e mohoi këtë fakt. Imazhe të luftimeve në zonë janë shpërndarë nga Ministria e Mbrojtjes Azere.

Duke e akuzuar Azerbajxhanin për sulme me artilieri, Armenia deklaroi ligjin ushtarak duke çuar helikopterët dhe tanket në zonë. Azerbajxhani tha se ai nisi një fushatë offensive në përgjigje sulmeve. Zona njihet si pjesë e Azerbajxhanit por është kontrolluar nga armenët etnikë.

Konflikti territorial dhe etnik mes Azerbajxhanit dhe Armenisë ka nisur në fillim të shekullit të 20 mbi rajonin e kontestuar të Nagorno-Karabhakut. Katër vite më parë, me dhjetëra ushtarë nga të dyja kampet mbetën të vrarë gjatë shkëmbimeve të zjarrit. /Opinion.al

 

Pas