Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Angli/ Kandidatja për kryeministre: Nëse fitoj do ta shpall Kinën kërcënim zyrtar

2022/08/29 at 12:38 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Angli/ Kandidatja për kryeministre: Nëse fitoj do ta shpall Kinën kërcënim zyrtar

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss është e vendosur ta quajë Kinën një “kërcënim” për sigurinë kombëtare nëse fiton garën e lidershipit konservator dhe zgjidhet kryeministre më 5 shtator.

Sekretarja e Jashtme është zotuar të riformësojë politikën e jashtme britanike nëse fiton çelësat e Downing Street.

Aleatët e deputetes së Norfolk-ut jugperëndimor argumentuan se gjatë kryesisë së saj Kina mund të ngrihet në një status të ngjashëm me Rusinë, i cili përkufizohet si një “kërcënim akut”. Një vit më parë në politikën e jashtme, britanikët arritën në përfundimin se Kina ishte një “konkurrent sistemik” dhe madje Britania duhet të thellonte marrëdhëniet e saj tregtare me Pekinin.

Megjithatë, autoritetet thanë gjithashtu se Mbretëria e Bashkuar do të duhet të jetë e kujdesshme në lidhje me kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare.

Ata thanë: “Ekonomitë tregtare të hapura si Britania e Madhe do të duhet të angazhohen me Kinën dhe të mbeten të hapura ndaj tregtisë dhe investimeve kineze, por ato duhet gjithashtu të mbrohen nga praktikat që kanë një efekt negativ në prosperitet dhe siguri”.

Ndryshimi i qasjes së Truss është një përpjekje për të shtypur gatishmërinë e raportuar të Thesarit për të inkurajuar bashkëpunimin ekonomik me Pekinin.

Sipas dokumenteve të zbuluara nga Times, ish-kancelari Rishi Sunak, i cili është kundërshtari i zonjës Truss në garën e lidershipit konservator, ishte në prag të nënshkrimit të marrëveshjeve tregtare për ta bërë Mbretërinë e Bashkuar “tregun e zgjedhur” për kompanitë kineze.

Zonja Truss pritet t’i japë përparësi konsideratave të sigurisë kombëtare mbi bashkëpunimin ekonomik për shkak të pretendimeve që Pekini ka shtypur demokracinë në Hong Kong dhe ka keqtrajtuar myslimanët ujgurë në provincën Xinjiang.

Një aleate e zonjës Truss tha për Times: “Nuk do të ketë më partneritete ekonomike.”E gjithë kjo ishte menduar të pezullohej pas Hong Kongut.”

Qëndrimi i zonjës Truss është një ndryshim rrënjësor nga marrëdhëniet anglo-kineze nën David Cameron, kur presidenti Xi Jinping u mirëprit në Britani për një vizitë shtetërore.

Pavarësisht dallimeve të tjera me Uashingtonin, jo më pak në lidhje me Protokollin e Irlandës së Veriut, qëndrimi i zonjës Truss ka të ngjarë të përkojë me qasjen agresive të ndërmarrë ndaj Kinës nga administrata e Joe Biden. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken në maj e përshkroi Kinën si kërcënimin më të madh për rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Rezultati në Berat, Demo: E kemi të mbrojtur mandatin e 5
Kryesore

Rezultati në Berat, Demo: E kemi të mbrojtur mandatin e 5

12 Maj, 2025 6:27 pm
Vau i Dejës/ Përfundon numërimi i votave, as PD dhe as PS nuk shpallen forcë e parë
Aktualitet

Vau i Dejës/ Përfundon numërimi i votave, as PD dhe as PS nuk shpallen forcë e parë

12 Maj, 2025 5:58 pm
Mbyllet votimi në Finiq, socialistët marrin më shumë vota se forcat e tjera politike
Aktualitet

Mbyllet votimi në Finiq, socialistët marrin më shumë vota se forcat e tjera politike

12 Maj, 2025 5:45 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

A e ka seriozisht Putini propozimin për paqe?

12 Maj, 2025 5:34 pm
Përfundon procesi i numërimit në Këlcyrë, ja forca që kryeson
Aktualitet

Përfundon procesi i numërimit në Këlcyrë, ja forca që kryeson

12 Maj, 2025 5:09 pm
Kurti takon ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefin e BE-së në Kosovë
Rajoni

Kurti takon ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefin e BE-së në Kosovë

12 Maj, 2025 5:02 pm
Botërori 2026, ja si mund të blihen biletat e sfidës Shqipëri – Serbi
Kryesore

Botërori 2026, ja si mund të blihen biletat e sfidës Shqipëri – Serbi

12 Maj, 2025 4:42 pm
Nga 15 maji, Osmani nis përpjekjet për zhbllokim të Kuvendit
Rajoni

Nga 15 maji, Osmani nis përpjekjet për zhbllokim të Kuvendit

12 Maj, 2025 4:28 pm
Votat e Greqisë/ KQZ: Nuk ka vendim për t’i përjashtuar nga numërimi dhe vlerësimi
Aktualitet

Votat e Greqisë/ KQZ: Nuk ka vendim për t’i përjashtuar nga numërimi dhe vlerësimi

12 Maj, 2025 4:26 pm
“Task forca e SPAK,zhvillim pozitiv”,Zannier:Presion ndaj nëpunësve të administratës
Aktualitet

“Task forca e SPAK,zhvillim pozitiv”,Zannier:Presion ndaj nëpunësve të administratës

12 Maj, 2025 4:11 pm
Para
Ylli në festival,reagon “Asgjë Sikur Dielli”:S’ka lidhje me glorifikimin e komunizmi

Ylli në festival,reagon “Asgjë Sikur Dielli”:S'ka lidhje me glorifikimin e komunizmi

Ujësjellësi i Memaliaj, PL: Nisën punimet pa u shpallur fituesi i tenderit

Ujësjellësi i Memaliaj, PL: Nisën punimet pa u shpallur fituesi i tenderit

Ujësjellësi i Memaliajt/Meta:Rama do përgjigjet para ligjit, sa vite burg rrezikon

Ujësjellësi i Memaliajt/Meta:Rama do përgjigjet para ligjit, sa vite burg rrezikon

TE FUNDIT

Rezultati në Berat, Demo: E kemi të mbrojtur mandatin e 5

Rezultati në Berat, Demo: E kemi të mbrojtur mandatin e 5
12 Maj, 2025

Ish-kryetari i Bashkisë së Beratit, njëkohësisht, drejtuesi politik i qarkut për PS-në, Ervin Demo, u shpreh në një intervistë për...

Lexo më shumë

Vau i Dejës/ Përfundon numërimi i votave, as PD dhe as PS nuk shpallen forcë e parë

Vau i Dejës/ Përfundon numërimi i votave, as PD dhe as PS nuk shpallen forcë e parë
12 Maj, 2025

Në Vaun e Dejës janë numëruar 53 nga 53 kuti, gjë që solli edhe mbylljen e këtij procesi në këtë...

Lexo më shumë

Mbyllet votimi në Finiq, socialistët marrin më shumë vota se forcat e tjera politike

Mbyllet votimi në Finiq, socialistët marrin më shumë vota se forcat e tjera politike
12 Maj, 2025

Është mbyllur votimi edhe në Bashkinë e Finiqit. Gjithsej kanë qenë 4125 persona që votuan të dielën e 11 Majit....

Lexo më shumë

A e ka seriozisht Putini propozimin për paqe?

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
12 Maj, 2025

Presidenti i SHBA, Donald Trump, është shprehur shpresëplotë para një takimi të mundshëm midis Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski dhe udhëheqësit të Kremlinit Vladimir...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com