Sport

Andrea Barzagli merr detyrën e re te Juventus


               Publikuar në : 08:05 - 20/06/19 |
Opi Nion

Andrea Barzagli më herët kishte deklaruar se në fund të sezonit do të tërhiqej nga futbolli aktiv, duke pasur dhe një ndarje mjaft emocionale me tifozët e Juventusit.

Por, mesa duket Barzagli do të largohet vetëm nga futbolli aktiv, por jo nga klubi i Juventusit.

Sipas “La Gazzeta Dello Sport”, nga sezoni i ardhshëm ai do të jetë pjesë e stolit të Juventusit në ndihmë të Sarrit.

Në fakt, ky propozim i ëshë bërë pak kohë më parë, por Barzagli ishte shprehr se donte kohë që ta mendonte nëse do të pranonte detyrën e re.

Ai do të zhvillojë një kurs deri në fillim të këtij sezoni më pas do t’i bashkohet stafit të Mauricio Sarrit./ Opinion.al E.Xh.

Pas