Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Analiza/ Zhvillimet e drejtësisë në Kosovë, gjykatë Speciale apo gjykatë e OKB-së?

2018/01/03 at 5:31 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Analiza/ Zhvillimet e drejtësisë në Kosovë, gjykatë Speciale apo gjykatë e OKB-së?

Propozimi i 43 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, që njihet si Gjykata Speciale për krime të luftës në Kosovë, mund ta komplikojë edhe më tej situatën në vend, vlerësojnë ekspertët e çështjeve juridike penale ndërkombëtare dhe njohësit e zhvillimeve politike.


Deputetë nga partitë në pushtet dhe në opozitë, kanë theksuar se kërkesa për shfuqizimin e Gjykatës Speciale mbetet në Kuvend dhe presin që ajo të procedohet.

Profesori i të Drejtës Penale ndërkombëtare, Ismet Salihu, thotë se edhe në rast se propozimi procedohet në Kuvend, shfuqizimi i ligjit mund të përballet me mjaft probleme.

Fillimisht, sipas tij, kërkohen masat për ndryshimet kushtetuese, të cilat e kanë mundësuar themelimin e Gjykatës Speciale. Ne këtë pikë nevojiten dy të tretat e votave të deputetëve të Kuvendit, si dhe dy të tretat e votave të deputetëve që përfaqësojnë komunitetet pakicë.

“Gjithashtu, duhet të revokohet, marrëveshja ndërkombëtare e lidhur midis presidentes së Kosovës atëherë, Atifete Jahjaga dhe ambasadorit të Holandës, me të cilën është vendosur që selia e kësaj gjykatë të jetë në Hagë, në Holandë. Kjo është çështje mjaft e ndërlikuar në aspektin juridik penal ndërkombëtar, sepse kjo është dhe gjykatë ndërkombëtare.Është gjykatë e Kosovës, por është edhe gjykatë ndërkombëtare”.

Profesor Salihu shtoi se edhe në rast se do të mund të arriheshin votat e nevojshme për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, drejtësia ndërkombëtare posedon variantet alternative, të cilat, sipas tij, politikisht mund të jenë edhe më të dëmshme për Kosovën.

“Edhe me supozimin që mund të arrihet shfuqizimi i Ligjit për Gjykatën Speciale, atëherë, siç kanë thënë ndërkombëtarët edhe në vitin 2015, se po që se Kosova nuk e themelon këtë gjykatë, do ta themelojë Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Kështu që, në këtë variant, me siguri që komuniteti ndërkombëtar do ta përdorë këtë variantin që të themelohet nga ana e Këshillit të Sigurimit. Kjo kishte me qenë variant edhe më i keq, më negativ dhe me pasoja më të rënda për Kosovën”.

Mendim të ngjashëm ka edhe njohësi i zhvillimeve politike, Ilir Ibrahimi. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se në vitin 2015 Kosova ka pasur dy alternativa: Gjykatën Speciale, ashtu siç është edhe sot, të miratuar me ligjet e Kosovës ose një gjykatë të themeluar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Sipas tij, as sot, Kosova nuk ka ndonjë situatë tjetër politike, ku do të mund të zgjidhte që të bëjë një gjykatë vendore, e cila do të merrej me krimet e supozuara.

“Ne prapë mbetemi në atë që ka kërkuar bashkësia ndërkombëtare në vitin 2015. Unë mendoj që nëse shkohet përpara me një tentim të tillë, të cilin ne e kemi parë, të klasës politike të Kosovës, atëherë do të përfundojmë me një gjykatë të Këshillit të Sigurimit, mirëpo, me një minus të madh.

Atëherë do të humbim edhe ndihmën dhe përkrahjen e miqve ndërkombëtarë, duke përfshirë këtu edhe Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë një ndikim shumë të madh në Këshillin e Sigurimit. Atëherë, nuk mund ta paramendojmë se çfarë gjykatë do të ketë në OKB, e cila do t’i gjykonte krimet e supozuara në Kosovë”.

Analisti Ibrahimi, shpreh mendimin se veprimet e pjesë së madhe të lidershipit dhe klasës politike të Kosovës lidhur me çështjen e Gjykatës Speciale, janë të pamatura.

“Mendoj që ky është një amatorizëm politik, të cilin po e shohim të klasa politike, që nuk po mendohet mirë se cili është interesi madhor i Kosovës. Mirëpo, më duket se po shikohen interesat personale dhe individuale për të tejkaluar një sfidë politike, të cilën ata edhe mund ta kenë duke vendosur edhe interesin e Kosovës para interesave të tyre”.

Më 22 dhjetor të vitit 2017, kanë dështuar dy tentime për seancë të jashtëzakonshme në Kuvend, për të votuar për propozimin e 43 deputetëve për shfuqizim të Ligjit për Gjykatën speciale. Lidhur me propozimin për shfuqizimin e Gjykatës Speciale ka pasur reagime të ashpra nga ambasadorët e vendeve të Kuintit në Kosovë.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës aktualisht gjendet në pushim deri në javën e fundit të muajit janar.(REL)

 

Etiketa: analizagjykate e OKBgjykate specialekosovezhvillimet e drejtesise


Ju sugjerojmë

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve

26 Qershor, 2026 7:28 pm
Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja
Kryesore

Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja

26 Qershor, 2026 4:37 pm
Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës
Aktualitet

Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës

26 Qershor, 2026 4:21 pm
Nis ndërtimi i burgut të ri në Kukës me investim 6.4 milionë euro
Aktualitet

Nis ndërtimi i burgut të ri në Kukës me investim 6.4 milionë euro

26 Qershor, 2026 1:46 pm
Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Janë izoluar ambientet
Aktualitet

Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Janë izoluar ambientet

26 Qershor, 2026 1:01 pm
Integrimi në BE, Rama për median italiane: Askush nuk e ndal dot Shqipërinë
Kryesore

Integrimi në BE, Rama për median italiane: Askush nuk e ndal dot Shqipërinë

26 Qershor, 2026 11:54 am
Masat e sezonit turistik, Hita: Mjetet lundruese do të monitorohen edhe me dronë
Aktualitet

Masat e sezonit turistik, Hita: Mjetet lundruese do të monitorohen edhe me dronë

26 Qershor, 2026 9:43 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Sherr me armë mes fqinjëve në Shkodër

26 Qershor, 2026 9:04 am
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit e kalojnë natën para Kryeministrisë
Aktualitet

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit e kalojnë natën para Kryeministrisë

26 Qershor, 2026 8:51 am
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Rama u përgjigjet protestuesve me mesazhet e simpatizantëve: Mos e jep dorëheqjen…

26 Qershor, 2026 8:41 am
Para
Foto/ Rita Ora e gjitha nudo!

Foto/ Rita Ora e gjitha nudo!

Autobusi bie në humnerë, vdesin 48 persona

Autobusi bie në humnerë, vdesin 48 persona

Gruaja var veten në kasolle, familjarët fshehin ngjarjen

Gruaja var veten në kasolle, familjarët fshehin ngjarjen
















TE FUNDIT

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein
26 Qershor, 2026

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka pranuar gjatë një dëshmie para një komisioni të Kongresit amerikan se ka pasur tre...

Lexo më shumë

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve
26 Qershor, 2026

Qytetarët janë mbledhur në ditën e 27-të të protestës në sheshin “Skëndërbej”, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë ku...

Lexo më shumë

I nxehti vdekjeprurës godet Spanjën, 327 persona humbin jetën

I nxehti vdekjeprurës godet Spanjën, 327 persona humbin jetën
26 Qershor, 2026

Vala ekstreme e të nxehtit që ka përfshirë Spanjë ka shkaktuar të paktën 327 viktima që nga 21 qershori, ndërsa...

Lexo më shumë

Tensione në Hormuz/ Irani sulmon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit

SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës
26 Qershor, 2026

Tensionet në Ngushticën e Hormuzit janë rikthyer, duke vënë në pikëpyetje marrëveshjen paraprake për armëpushim mes Iranit dhe Shteteve të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}