Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Analiza: Spiunazhi sfidon sigurinë në Kosovë

2025/07/24 at 12:18 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Analiza: Spiunazhi sfidon sigurinë në Kosovë

Siguria e Kosovës po rrezikohet nga raste spiunazhi të lidhura me shërbimet sekrete serbe.


Arrestimet e fundit ngrenë shqetësime për përmasat e kërcënimit dhe gatishmërinë institucionale për t’u përballur me të. Veprimet e spiunazhit rrezikojnë drejtpërdrejt rendin juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës, si dhe sigurinë e zyrtarëve dhe qytetarëve të saj, thotë prokurori i Prokurorisë Speciale, Bekim Kodraliu.

Megjithatë, ai siguron se kjo strukturë është e përgatitur dhe e gatshme të ndërmarrë veprime hetimore në çdo moment për raste të tilla.

“Gjatë trajtimit të këtyre rasteve, Prokuroria vepron në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me të gjitha institucionet e sigurisë në Kosovë”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë. Si rezultat të kësaj pune, Kodraliu përmend në mënyrë të veçantë aktgjykimin e parë për spiunazh në Kosovë, dhënë ish-zyrtarit policor, Aleksandar Vllajiç.

Vllajiç u dënua më 5 qershor nga Gjykata Themelore në Prishtinë me pesë vjet burgim, pasi pranoi se ishte përfshirë në spiunazh si anëtar i Agjencisë serbe të Inteligjencës dhe Sigurisë – BIA.

Këtë muaj, edhe një zyrtar tjetër policor i Kosovës, po ashtu me kombësi serbe, u dërgua në paraburgim nën dyshimet për spiunazh. Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, bëri të ditur se Bojan Jevtiq “është i arrestuari i gjashtë me radhë në rastet e spiunazhit në Kosovë”, pa dhënë detaje mbi periudhën kohore të arrestimeve.

Më herët këtë vit, Radio Evropa e Lirë raportoi për arrestimin e Jellena Gjukanoviçit, serbe nga Kosova, nën akuzat për spiunazh.

Në qershor të vitit të kaluar u arrestuan edhe Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, pas dyshimeve se spiunuan te BIA.

A është Kosova nën një ofensivë të inteligjencës serbe?

Radio Evropa e Lirë pyeti Policinë e Kosovës nëse vendi është duke u përballur me një ofensivë të inteligjencës serbe dhe sa i përgatitur është për t’u kundërpërgjigjur, por nuk mori asnjë sqarim.

Në një konferencë për media më 22 korrik, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se situata e sigurisë, në përgjithësi, është e qetë dhe stabile.

“Ne i dimë qëllimet e politikës së Serbisë, sidomos të institucioneve të saj. Nuk është se gjithmonë kanë në përkrahje të paqes dhe sigurisë në vendin tonë. Ne jemi të përgatitur për të gjitha sfidat që mund të ndodhin në vendin tonë”, tha Hoxha.

Eksperti i sigurisë, Valdet Hoxha, nuk e përjashton mundësinë që shërbimet e vendeve jo mike – veçanërisht ato serbe – të jenë duke shfrytëzuar momentin.

Ai thotë se periudhat e pasigurisë politike, si ajo që po kalon aktualisht Kosova, janë zakonisht të favorshme për aktivitete të padukshme si spiunazhi.

Megjithatë, thekson se këto veprime nuk janë domosdoshmërisht të reja apo të lidhura vetëm me periudhën e fundit, pavarësisht arrestimeve.

Çfarë synon të dëmtojë spiunazhi?

Hoxha, i cili në të kaluarën ka shërbyer edhe si zëvendësministër i Punëve të Brendshme, shpjegon se spiunazhi, në thelb, synon dëmtimin e sigurisë kombëtare të Kosovës.

“Ky aktivitet përpiqet të dobësojë dhe komprometojë institucionet e shtetit, të shkaktojë dëme ekonomike, të nxisë konflikte të brendshme dhe veprime të tjera, që minojnë funksionimin normal të shtetit dhe krijojnë perceptimin e një shteti të dështuar”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Po në të njëjtën frymë, Burim Ramadani, ish-kryeinspektor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, paralajmëron se inteligjenca serbe nuk ndalet për asnjë moment në përpjekjet për të destabilizuar Kosovën nga brenda.

Sipas tij, ajo përdor çdo mundësi për të minuar themelet e shtetit dhe të demokracisë.

“Serbia po vazhdon luftën speciale ndaj Kosovës, përfshirë këtu aktivitetet e spiunazhit, sabotimit, ndikimit në vendimmarrje dhe influencimit të komunitetit serb”, thotë Ramadani për Radion Evropa e Lirë.

Viteve të fundit, disa persona janë shpallur të padëshirueshëm në Kosovë dhe janë dëbuar, për shkak të rrezikimit të sigurisë kombëtare.

Derisa dëmet e shkaktuara është vështirë të maten, sipas ekspertëve, Serbia vazhdimisht mohon se është e përfshirë në aktivitete të tilla në Kosovë.

A është Kosova mjaftueshëm e përgatitur?

Përgjigjja nga të dy ekspertët është e prerë: po.

Ramadani thekson se Kosova ka punuar vazhdimisht për të forcuar kapacitetet e saj kundër këtij kërcënimi.

“Arrestimet dhe përballja me drejtësinë janë instrumente që parashihen në këto raste – kur është e domosdoshme. Ndërsa, pjesa tjetër e aktiviteteve përballuese lidhet me dobësimin dhe zhvleftësimin e këtyre ndërhyrjeve”, thotë ai.

Hoxha, në anën tjetër, nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë në fushën e inteligjencës, i cili, sipas tij, “është në nivel të shkëlqyer”.

“Kosova, fatmirësisht, e ka ndërtuar kornizën ligjore për funksionimin e duhur të mekanizmave kompetentë në fushën e sigurisë”, thotë ai.

Me Kodin Penal të Kosovës, spiunazhi konsiderohet krim i rëndë dhe dënohet me minimum pesë vjet burg, nëse konfirmohet fajësia.

Serbia si kërcënim i vazhdueshëm

Javëve të fundit, udhëheqja shtetërore e Kosovës ka rritur veçanërisht zërin ndaj Serbisë, duke e cilësuar atë si burim të vazhdueshëm kërcënimi për sigurinë e vendit. Presidentja Vjosa Osmani tha më 15 korrik se Serbia, vazhdimisht, përpiqet ta destabilizojë Kosovën – edhe me “akte agresioni”.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, reagoi ashpër ndaj deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, të bëra pas arrestimit të një zyrtari serb nga autoritetet kosovare, duke i quajtur ato kërcënuese dhe destabilizuese.

Vuçiç paralajmëroi “pasoja të paparashikueshme” pas arrestimit të Igor Popoviçit, ndihmësdrejtor në Zyrën për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, i cili u dërgua në paraburgim për “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”.

Kurti, po ashtu, u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin udhëtimin përmes Serbisë, pasi, siç tha, “ka indikacione” për provokime dhe ndalime arbitrare të qytetarëve të Kosovës.

Përshkallëzimi i fundit i madh i situatës në Kosovë ndodhi në shtator të vitit 2023, kur një grup i serbëve të armatosur, i udhëhequr nga Millan Radoiçiç, sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë, duke vrarë një polic.

Prishtina e cilësoi atë si sulm terrorist dhe të orkestruar nga Serbia, por Beogradi mohoi çdo përgjegjësi.

Në Strategjinë e Sigurisë së Kosovës për vitet 2022-2027, Serbia përshkruhet si kërcënimi kryesor i sigurisë për Republikën e Kosovës.

Për rrezikun e vazhdueshëm të tensioneve në Kosovë paralajmëroi këtë muaj edhe një raport i inteligjencës kroate.

Në vazhdën e këtyre zhvillimeve, ish-zëvendësministri i Brendshëm i Kosovës, Valdet Hoxha, thekson nevojën për vigjilencë të vazhdueshme dhe masa të adaptueshme.

Ai sugjeron përforcimin e bashkërendimit institucional, rritjen e bashkëpunimit me partnerët strategjikë dhe harmonizimin e kornizës ligjore, për të përballuar kërcënime – si spiunazhi e të tjera – në mënyrë efektive./REL



Ju sugjerojmë

Teatri i ri kombëtar, Rama: Po merr jetë një vepër që do transformojë Tiranën
Aktualitet

Teatri i ri kombëtar, Rama: Po merr jetë një vepër që do transformojë Tiranën

15 Tetor, 2025 12:24 pm
Protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK, djali i Thaçit: A jeni gati?
Aktualitet

Protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK, djali i Thaçit: A jeni gati?

15 Tetor, 2025 11:37 am
Tentoi të grabiste argjendarinë në Shkodër, arrestohet në Tiranë 29-vjeçari
Kronikë

Tentoi të grabiste argjendarinë në Shkodër, arrestohet në Tiranë 29-vjeçari

15 Tetor, 2025 11:09 am
Auto-Skicë
Kryesore

Gazment Bardhi përballet me Peleshin: Po nuk e drejtove dot Kuvendin hiq dorë

15 Tetor, 2025 10:38 am
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Plagosi me thikë të moshuarin, arrestohet pas 6 muajsh 36-vjeçari në Berat

15 Tetor, 2025 9:37 am
SHBA dhe Britania zbulojnë skemën më të madhe të mashtrimit me kriptomonedha
Bota

SHBA dhe Britania zbulojnë skemën më të madhe të mashtrimit me kriptomonedha

15 Tetor, 2025 9:33 am
OBSH: Shumica e vendeve nuk kanë politika për të trajtuar çrregullimet neurologjike
Bota

OBSH: Shumica e vendeve nuk kanë politika për të trajtuar çrregullimet neurologjike

15 Tetor, 2025 8:43 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 15 tetor 2025

15 Tetor, 2025 8:28 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

15 Tetor, 2025 8:03 am
Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Lojërat politike të aleatëve kufizojnë mbrojtjen tonë dhe shkaktojnë viktima
Bota

Zelensky i heq kryetarit të bashkisë së Odesës shtetësinë ukrainase

14 Tetor, 2025 10:38 pm
Para
Zjarret në vend, 9 vatra aktive

Situata me zjarret/MM: Gjatë 24 orëve u raportuan 34 vatra, 8 ende aktive

Vrau vëllain e kunatën, prokuroria kërkon burg përjetë për Arsen Muskurtin

Vrau vëllain e kunatën, prokuroria kërkon burg përjetë për Arsen Muskurtin

Shfrytëzonin për marrëdhënie seksuale me pagesë të miturat, pranga 2 të rinjve

Shfrytëzonin për marrëdhënie seksuale me pagesë të miturat, pranga 2 të rinjve
















TE FUNDIT

Teatri i ri kombëtar, Rama: Po merr jetë një vepër që do transformojë Tiranën

Teatri i ri kombëtar, Rama: Po merr jetë një vepër që do transformojë Tiranën
15 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama  ka postuar në rrjetet sociale disa imazhe nga puna për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar në...

Lexo më shumë

Protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK, djali i Thaçit: A jeni gati?

Protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK, djali i Thaçit: A jeni gati?
15 Tetor, 2025

Endriti Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar në rrjetet sociale duke shpërndarë thirrjen për pjesëmarrje në...

Lexo më shumë

Tentoi të grabiste argjendarinë në Shkodër, arrestohet në Tiranë 29-vjeçari

Tentoi të grabiste argjendarinë në Shkodër, arrestohet në Tiranë 29-vjeçari
15 Tetor, 2025

Policia e Shtetit ka vënë në pranga një 29-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dyshuar për një sërë veprimtarish...

Lexo më shumë

Gazment Bardhi përballet me Peleshin: Po nuk e drejtove dot Kuvendin hiq dorë

Auto-Skicë
15 Tetor, 2025

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi është përballur me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi në mbledhjen e kryetarëve në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com