Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Analiza/ Interi apo Milani, kush e komandon në të vërtetë Milanon?

2017/08/03 at 5:29 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Analiza/ Interi apo Milani, kush e komandon në të vërtetë Milanon?

 


Vera e bukur e Milanos. Milani “mbret” në merkato dhe Interi që shkëlqen në miqësoret e luajtura deri tani. Dueli i përjetshëm mes Milanit dhe Interit vazhdon.

Pyetjeve të shumta se kush është skuadra më e fortë për momentin, cila prej goditjeve të merkatos ka qenë më interesante, kush është më i mirë Bilja apo Borha Valero, a do ta thyejë dot Andre Silva Ikardin, iu është përgjigjur “Gazzetta Dello Sport” me anë të një analize ku krahason dy ekipet e Milanos.

Për momentin triumfon Milani, me një yll më shumë. Gazeta italiane ka përballur repartet dhe trajnerët me njëri-tjetrin për të nxjerrë përfundimin në bazë të statistikave, por edhe pritshmërive.

 

XHIXHO THYEN HANDËN- Situata mund të ishte shumë ndryshe në rast se Xhanluixhi Donaruma do të largohej nga Milani, por ia që rinovoi kontratën dhe fiton “duelin” e parë me rivalin e tij Samir Handanoviç. Shifrat janë në favor të portierit kuqezi, i cili është një garanci më shumë për prapavijën e Montelës.

Diferencën mes palëve e bëjnë vetëm 2 golat e pësuar më shumë nga Handanoviç dhe 1 penallti e pritur më pak. Në sezonin e kaluar Donaruma pësoi 45 gola, ndërsa Handanoviç 47. Xhixho priti dy penallti, ndërsa Handa vetëm 1. Dueli i portës vishet kuqezi. Rezultati: Donaruma 5 yje, Handanoviç 4 yje.

MILANI I HEKURT- Leonardo Bonuçi është një nga më të mirët në botë në rolin e tij dhe për këtë fakt, Milani e fiton bindshëm krahasimin me Interin në repartin e prapavijës. Kuqezinjtë kanë shpenzuar 60 milionë euro për afrimet në këtë repart dhe dy prej tyre Bonuçi dhe Muzakio pritet të jenë titullarë bashkë me Romanjolin nëse Montela do të preferojë të luajë me 3 mbrojtës.

Në 4 ndeshjet e para miqësore dhe në Europa Ligë, kuqezinjtë kanë pësuar vetëm 3 gola. Mbrojtja e Interit vazhdon të mbetet një nga repartet më problematikë dhe drejtuesit janë duke kërkuar zgjidhje. Vetëm afrimi i Shkrinjarit nuk i zgjidh dot problemet, pavarësisht se ai ka bërë paraqitje të mira në miqësore.

Zikaltrit kanë shpenzuar 30 milionë euro për të. Prapavija zikaltër me D’Ambrozion, Shkrinjarin, Mirandën dhe Ansaldin nuk e thyen dot mbrojtjen e Milanit. Në gjashtë ndeshjet miqësore, zikaltrit kanë pësuar 5 gola. Rezultati: Milani 5 yje, Interi 3 yje.

BARASPESHË- Në krahasimin e bërë nga “Gazzetta Dello Sport” nuk ka asnjë fitues në repartin e mesfushës. Pavarësisht se kuqezinjtë kanë shpenzuar 84 milionë euro për ta reformuar këtë repart nuk ia dalin të jenë më mirë sesa “kushërinjtë” zikaltër që vetëm me 31 milionë kanë bërë blerje të zgjuara.

Sipas gazetës italiane pesëshja: Konti, Kesi, Biglia, Bonaventura dhe Rodrigez nuk e mposhtin dot treshen Galjardini, Borha Valero, Vesino. Kuqezinjtë e mësipërm kanë dhënë 12 asiste në kampionatin e kaluar, ndërsa zikaltrit 11.

Ndoshta diferencën e bën edhe stoli në këtë rast sepse Interi ka Brozoviçin, Zhoao Marion dhe Kondogbian, ndërsa Milani ka Lokatelin, Montolivon, Maurin dhe Sozën. Rezultati: Milani 4 yje, Interi 4 yje.

TRIUMFON IKARDI- 38 milionë euro të shpenzuara nga Milani nuk mjaftojnë për të thyer repartin e avancuar të Interit. Në sulm janë më mirë zikaltrit falë golave të një bomberi si Ikardi, forcës fizike të Perisiç dhe Kandrevës, por edhe prej asisteve të tyre. Reparti kuqezi në këtë krahasim përfaqësohet me Suson dhe Andre Silvën.

Të dy bashkë në sezonin e kaluar shënojnë 23 gola, ndërsa Interi me tredhëmbëshin e tij numëron 41 gola. Problemi më i madh për formacionin e Spaletit është nëse do të largohet njëri mes Perisiçit dhe Kandrevës, por gjithsesi golat e Interit i siguron lideri i sulmit, Mauro Ikardi. Rezultati: Milani 3 yje, Interi 4 yje

SPALETI MË MIRË- Në mediat italiane thonë se Interit ndoshta nuk i duhet një yll në fushën e lojës sepse “lojtarin” më të mirë e ka në stolin e rezervave. Në të njëjtën linjë mendimi janë edhe analistët e “Gazzetta Dello Sport”, të cilët ia japin triumfin Luçianos në krahasimin me Viçenco Montelën.

Eksperienca në Itali, por edhe jashtë saj, karakteri i fortë, mënyra unike për të komunikuar me lojtarët dhe me gazetarët janë disa pika që favorizojnë ndjeshëm trajnerin e Interit. Në kampionatin Italian numërojnë përkatësisht:

Montela 229 ndeshje duke pasur 43.6% fitore dhe Spaleti: 406 ndeshje duke pasur 48% fitore. Edhe në duelet me njëri-tjetrin trajneri zikaltër është fitues sepse ka arritur ta thyejë 3 herë Montelën, ndërkohë që ky i fundit nuk ka asnjë fitore kundër Spaletit. Rezultati: Milani 4 yje, Interi 5 yje.

NJË YLL MË SHUMË- Avantazhi i lehtë që kishte Interi në repartin e sulmit dhe me trajnerin Spaleti, gjithsesi nuk mjafton për ta baraspeshuar rezultatin në fund. Milani ka një yll më shumë në këtë krahasim duke e fituar “derbin” në repartin e mbrojtjes. Në total kuqezinjtë koleksionuan 21 yje, ndërkohë që Interi 20. Qartazi sinjale për drejtuesit: Milani duhet të investojë në sulm, ndërsa Interi në mbrojtje.

 

 

 

 

Etiketa: Intermilan


Ju sugjerojmë

“Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike”, zbardhen kërkesat e protestës
Aktualitet

“Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike”, zbardhen kërkesat e protestës

22 Qershor, 2026 10:56 pm
SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës
Bota

SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës

22 Qershor, 2026 10:32 pm
The Guardian: Arsyet pse Londra po i humbet kryeministrat njëri pas tjetrit
Bota

The Guardian: Arsyet pse Londra po i humbet kryeministrat njëri pas tjetrit

22 Qershor, 2026 9:45 pm
Franca përfshihet nga i nxehti ekstrem, dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë
Bota

Franca përfshihet nga i nxehti ekstrem, dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë

22 Qershor, 2026 8:40 pm
“Rama jepe dorëheqjen”, nis dita e 23-të e protestës qytetare
Aktualitet

“Rama jepe dorëheqjen”, nis dita e 23-të e protestës qytetare

22 Qershor, 2026 7:20 pm
Evropa në valën e të nxehtit, temperatura deri në 44°C
Bota

Evropa në valën e të nxehtit, temperatura deri në 44°C

22 Qershor, 2026 7:11 pm
I përfshirë në korrupsion, dënohet me 24 vite burg për ish-ministri spanjoll
Bota

I përfshirë në korrupsion, dënohet me 24 vite burg për ish-ministri spanjoll

22 Qershor, 2026 6:58 pm
13 persona humbin jetën në shpërthimin e një impianti gazi në Katar
Bota

13 persona humbin jetën në shpërthimin e një impianti gazi në Katar

22 Qershor, 2026 6:24 pm
Netanyahu: Forcat izraelite do qëndrojnë në Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme
Bota

Netanyahu: Forcat izraelite do qëndrojnë në Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme

22 Qershor, 2026 5:40 pm
Përplasi pesë makina të parkuara dhe u largua me vrap, reagon Policia e Durrësit
Kronikë

Përplasi pesë makina të parkuara dhe u largua me vrap, reagon Policia e Durrësit

22 Qershor, 2026 5:35 pm
Para
Grabitës me “Fuoristradë”/ “Më jep lekët ose…” si u grabit pika e karburantit

Grabitës me "Fuoristradë"/ "Më jep lekët ose..." si u grabit pika e karburantit

Aktivistja e LGBT-së nuk është lezbike? Fotoja e saj e fundit na habiti të gjithëve

Aktivistja e LGBT-së nuk është lezbike? Fotoja e saj e fundit na habiti të gjithëve

Detaje nga jeta seksuale e Dianës dhe Princit Charls, ja çfarë përmban raporti

Detaje nga jeta seksuale e Dianës dhe Princit Charls, ja çfarë përmban raporti
















TE FUNDIT

“Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike”, zbardhen kërkesat e protestës

“Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike”, zbardhen kërkesat e protestës
22 Qershor, 2026

Grupi koordinues i protestës doli mbrëmjen e së hënës me një deklaratë zyrtare, në ditën e 23-të të tubimit. Deklarata...

Lexo më shumë

SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës

SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës
22 Qershor, 2026

Shtetet e Bashkuara miratuan të hënën shitjen e naftës iraniane deri në fund të muajit gusht, pas asaj që autoritetet...

Lexo më shumë

The Guardian: Arsyet pse Londra po i humbet kryeministrat njëri pas tjetrit

The Guardian: Arsyet pse Londra po i humbet kryeministrat njëri pas tjetrit
22 Qershor, 2026

Britania e Madhe po hyn në një territor të panjohur për historinë e saj moderne. Kryeministrat vijnë dhe ikin me...

Lexo më shumë

Franca përfshihet nga i nxehti ekstrem, dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë

Franca përfshihet nga i nxehti ekstrem, dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë
22 Qershor, 2026

Dy fëmijë, të moshës dy dhe katër vjeç, janë gjetur të vdekur në një automjet në juglindje të Francës, në qytetin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}