Aktualitet

“Amnistia fiskale të diskutohet me grupet e interesit”,Jaka: Gjobat në kohë krize janë…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:43 - 19/10/22 |
Opi Nion

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë Nikolin Jaka, thotë se paketa Fiskale ka nevojë për ndërhyrje radikale.

Gjatë fjalës së tij, Jaka ka thënë se shoqatat kërkojnë lehtësi fiskale për të përballur krizën që ka përfshirë vendin.

Ndër të tjera, Jaka kërkoi dhe heqjen e taksës së akcizës së gazit ose të bëhet rimbursim, heqjen e taksës së pasurive të kompanive të prodhimit, ndërsa shtoi se dhjetëfishimi i gjobave në kohë krize është i pakuptimtë.

Sa i përket amnistisë fiskale, sipas kreut të Dhomës së Tregtisë, ajo duhet të miratohet pasi të diskutohet me grupet e interesit.

“Kriza  e çmimeve e ka vënë sipërmarrjen përballë sfidave të mëdha. Industritë prodhuese po përballem me kosto që shkojnë mbi 50 %. Dhoma e Tregtisë duke u njohur me paketën e re fiskale shprehet se ekonomia ka nevojë për ndërhyrje radikale. Paketa fiskale jo vetëm që nuk është e mjaftueshme është e fokusuar në shumëfishimin e penaliteteve e gjobave. Në asnjë shtet nuk aplikohen gjoba që janë 10-fish në dëm. Nga ana e qeverisë të ndërmerret një paketë e strukturuar duke u përqendruar tek industritë prodhuese dhe biznesi në tërësi. Të ketë ulje të ngarkesës fiskale dhe hartimi i ligjit për amnistinë fiskale”,-tha Jaka./Opinion.al

Pas