Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Amnistia fiskale/ Kush përjashtohet dhe sa do tatohet deklarimi i pasurisë

2020/07/07 at 11:28 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Amnistia fiskale/ Kush përjashtohet dhe sa do tatohet deklarimi i pasurisë

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka publikuar draftin final ku në 21 nene përcaktohet mënyra si do veprohet nga nisja e procesit të amnistisë fiskale deri në mbylljen e tij që parashikohet të jetë 12 muaj.

Deklarimet do të kryehen përmes një formulari të posaçëm. Njësia Speciale që është një strukturë specifike që do të ngihet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve do të bëjë verifikimet.

Referuar draftit bëhet me dije se cilat do të jenë shkallët e taksimit që do të aplikohen për deklarimin e të hollave.

Në rastet e deklarimit vullnetar të shumave në të holla dhe të depozitimit të tyre në llogaritë bankare, banka mban një tatim të posaçëm.

Ky tatim do të variojë në bazë të kohës së deklarimit të pasurisë që nga hyrja e ligjit në fuqi. Konkretisht, për deklarimet e të hollave në katër muajt e parë nga hyrja në fuqi e ligjit, tatimi do të jetë 5% të shumës totale. Në rast se deklarimi bëhet në 4 muajt e dytë, tatimi do të jetë 7% dhe në rast se do të bëhet në 4  muajt e tretë tatimi do të jetë 10%.

I njejti sistem do të aplikohet edhe për deklarimin vullnetar të pasurive të tjera të deklaruara vullnetarisht pranë njësisë speciale.

Kush përjashtohet nga amnistia

Drafti parashikon një listë të gjatë të atyre që përjashtohen nga amnistia dhe që përfshijnë nga kabineti qeveritar aktual si dhe ata që kanë qenë në poste të rëndësishme në të kaluarën.

Përjashtohen nga aministia:

-Presidenti i Republikës, deputetët e Kuvendit, Kryeministri, Zëvendëskryeministri, ministrat e zëvendësministrat;

-Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Prokurori i Përgjithshëm, Avokati i Popullit, anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, anëtari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe inspektorët e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit;

-Zyrtarët e nivelit të lartë dhe të mesëm drejtues, sipas legjislacionit në fuqi për nëpunësin civil, me përjashtim të organeve të vetëqeverisjes vendore;

-Prefektët, kryetarët e këshillave të qarqeve dhe kryetarët e bashkive;

-Drejtorët e drejtorive dhe komandantët e Forcave të Armatosura në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Shërbimin Informativ Shtetëror;

-Prokurorët, gjyqtarët, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor Shtetëror dhe drejtuesit e zyrave përmbarimore brenda juridiksionit të çdo rrethi gjyqësor të shkallës së parë;

-Drejtuesit e institucioneve të pavarura publike dhe anëtarët e enteve rregullatore;

-Drejtori dhe Zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit, drejtorët e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, drejtorët e drejtorive në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, drejtorët e drejtorive vendore të Policisë së Shtetit, drejtuesi dhe oficerët e policisë gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit, nëpunësit civilë gjyqësorë në gjykatat e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe personeli administrativ i Prokurorisë së Posaçme;

-Drejtori i Përgjithshëm, zëvendësdrejtorët e përgjithshëm, drejtorët e drejtorive në qendër dhe qarqe në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave;

-Drejtuesit e të gjitha niveleve të strukturave të kthimit e kompensimit të pronave, të privatizimit dhe regjistrimit të pasurisë;

-Zyrtarët, që zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi, Presidenti i Republikës, Kryeministri, ministrat ose personat e barazuar me ta

-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, zëvendësguvernatori dhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të saj

-Drejtuesit e institucioneve publike në varësi të institucioneve qendrore në nivel qarku

-Administratorët e shoqërive anonime me pjesëmarrje të kapitalit shtetëror mbi 50 për qind dhe me më shumë se 50 punëtorë

-Anëtari i institucionit të rivlerësimit (Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit dhe komisionerët publikë), Sekretari i Përgjithshëm, këshilltarët ekonomikë dhe ligjorë, si dhe personat e lidhur me to sipas ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.”.

Do të përjashtohen gjithashtu personat që i kanë mbajtur këto detyra si dhe personat në përbërje të gjendjes familjare të tyre, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Nuk do të mund të përfitojnë nga amnistia fiskale subjektet e ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë, të ndryshuar” dhe subjektet sipas përcaktimit të nenit 16, të aktit normativ “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”, miratuar me ligjin nr.18/2020.

Janë lënë jashtë edhe personat e shpallur dhe personat, për të cilët ka filluar procedura e shpalljes, në zbatim të parashikimeve të ligjit“Për masat kundër financimit të terrorizmit”, të ndryshuar.”

Deklarimi vullnetar dhe riatdhesimi i pasurive

Për të kaluar në fazën e tatimit të pasurisë individi apo subjekti duhet të kalojë së pari në procesin e deklarimit vullnetar. Sipas projektligjit janë tre nene specifike që përcaktojnë deklarimin vullnetar ku së pari deklarimin e shumave në të holla, së dyti deklarimi vullnetar i pasurive të tjera që bëhet pranë njësisë speciale së treti ri deklarimi i elementëve të veçantë të aktiveve, detyrimeve apo kapitaleve të veta të pasqyrave financiare të shoqërisë.

Një tjetër nen siç është ai 13 parashikon riatdhesimin e pasurive që do të thotë se shumat në të holla që ndodhen jashtë territorit shqiptar mund të riatdhesohen duke bërë pagesën e tatimit.

Një tjetër nen siç është ai 13 parashikon riatdhesimin e pasurive që do të thotë se shumat në të holla që ndodhen jashtë territorit shqiptar mund të riatdhesohen duke bërë pagesën e tatimit.

“Për riatdhesimin e pasurive sipas pikës 1, subjektet e këtij ligji personalisht apo nëpërmjet përfaqësuesve të tyre, plotësojnë formularin për deklarimin vullnetar të pasurive sipas parashikimeve të nenit 8 të këtij ligji dhe e paraqisin këtë deklarim në autoritetet përgjegjëse doganore kufitare për kryerjen e procedurave doganore, sipas legjislacionit në fuqi. Rregullat dhe mënyra e riatdhesimit të pasurive përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për financat.  Deklarimet dhe veprimet e kryera në kuadër të riatdhesimit të pasurive nga ana e subjekteve përfituese sipas këtij ligji, në lidhje me llojin dhe vlerën e pasurisë që deklarojnë vullnetarisht në formularin përkatës, nuk shërbejnë si indicie apo provë për ndjekjen apo procedimin penal dhe/ose administrativ të këtyre subjekteve” thuhet në draft./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Pas raundit të dytë të bisedimeve SHBA-Ukrainë, Kievi: Jemi afër marrëveshjes
Bota

Pas raundit të dytë të bisedimeve SHBA-Ukrainë, Kievi: Jemi afër marrëveshjes

15 Dhjetor, 2025 8:23 pm
Berisha: Kur ne të zëmë këtë shesh, Rama do ia mbathë
Kryesore

Berisha: Kur ne të zëmë këtë shesh, Rama do ia mbathë

15 Dhjetor, 2025 8:21 pm
Shabani Avokat i Popullit, PD do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar
Kryesore

Shabani Avokat i Popullit, PD do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar

15 Dhjetor, 2025 6:13 pm
Llogara/ U gjet i djegur brenda makinës, viktima dyshohet se vrau veten
Kronikë

Llogara/ U gjet i djegur brenda makinës, viktima dyshohet se vrau veten

15 Dhjetor, 2025 4:36 pm
Gjendet një person i pajetë brenda një makine të djegur në Llogara
Kronikë

Gjendet një person i pajetë brenda një makine të djegur në Llogara

15 Dhjetor, 2025 3:36 pm
Berisha tregon prapaskenat e votimit të Endrit Shabanit: Ambasadori i BE telefonoi…
Kryesore

Berisha tregon prapaskenat e votimit të Endrit Shabanit: Ambasadori i BE telefonoi…

15 Dhjetor, 2025 2:35 pm
Balla: PS drejt krijimit të Komisionit të Etikës, goditje emërimeve partiake
Kryesore

Balla: PS drejt krijimit të Komisionit të Etikës, goditje emërimeve partiake

15 Dhjetor, 2025 12:16 pm
PD u tërhoq nga “Zgjedhorja” dhe “Territorialja”, PS: Vazhdojmë punën
Kryesore

PD u tërhoq nga “Zgjedhorja” dhe “Territorialja”, PS: Vazhdojmë punën

15 Dhjetor, 2025 11:23 am
Elbasan/ Vëllai godet me thikë vëllain
Kronikë

Elbasan/ Vëllai godet me thikë vëllain

15 Dhjetor, 2025 11:19 am
Berisha në SPAK: Dumani kishte mbledhur BKH dhe u lexonte urdhrin e fundit të Ramës
Aktualitet

Berisha në SPAK: Dumani kishte mbledhur BKH dhe u lexonte urdhrin e fundit të Ramës

15 Dhjetor, 2025 10:36 am
Para
Familja i bëri ceremoninë mortore, kthehet në shtëpi pas dy muajsh

Familja i bëri ceremoninë mortore, kthehet në shtëpi pas dy muajsh

Përqindje e lartë infektimesh në raport me testimet, qytetet problematike

Përqindje e lartë infektimesh në raport me testimet, qytetet problematike

Ndalohet 46-vjeçarja në Rinas,i gjenden mbi 15 mijë euro në çantën e dorës

Ndalohet 46-vjeçarja në Rinas,i gjenden mbi 15 mijë euro në çantën e dorës

TE FUNDIT

Pas raundit të dytë të bisedimeve SHBA-Ukrainë, Kievi: Jemi afër marrëveshjes

Pas raundit të dytë të bisedimeve SHBA-Ukrainë, Kievi: Jemi afër marrëveshjes
15 Dhjetor, 2025

Delegacioni ukrainas thotë se është pranë një marrëveshje paqeje pas raundit të dytë të bisedimeve të zhvilluar këtë të hënë...

Lexo më shumë

Berisha: Kur ne të zëmë këtë shesh, Rama do ia mbathë

Berisha: Kur ne të zëmë këtë shesh, Rama do ia mbathë
15 Dhjetor, 2025

Delegacioni ukrainas thotë se është pranë një marrëveshje paqeje pas raundit të dytë të bisedimeve të zhvilluar këtë të hënë...

Lexo më shumë

Shabani Avokat i Popullit, PD do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar

Shabani Avokat i Popullit, PD do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar
15 Dhjetor, 2025

PD do të çojë në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e Endri Shabanit në postin e Avokatit të Popullit. Mësohet se grupi...

Lexo më shumë

Llogara/ U gjet i djegur brenda makinës, viktima dyshohet se vrau veten

Llogara/ U gjet i djegur brenda makinës, viktima dyshohet se vrau veten
15 Dhjetor, 2025

Një ngjarje e rëndë u shënua këtë pasdite në Llogara, ku një person u gjet i djegur brenda makinës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com