Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ambasadorja e SHBA takim me kryeministrin Rama

2022/12/12 at 7:40 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ambasadorja e SHBA takim me kryeministrin Rama

Ambasadorja Yuri Kim është takuar me Kryeministrin Edi Rama për të rishikuar arritjet në marrëdhënien SHBA-Shqipëri gjatë vitit 2022 dhe për të diskutuar mënyrat për të vazhduar forcimin e bashkëpunimit  në fushën e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit gjatë vitit 2023.


Kim ka vlerësuar rolin e Shqipërisë në rrafshin ndërkombëtar, që ka të bëjë me punën e saj në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, apo edhe qëndrimet që ka mbajtur për tensionet në veri të Kosovës.

Ambasadorja riafirmoi mbështetjen e fortë të Shqipërisë përballë sulmeve kibernetike të Iranit.

Njoftimi i ambasadës amerikane në Tiranë:

“Ambasadorja Kim u takua me Kryeministrin Rama më 12 dhjetor për të rishikuar arritjet në marrëdhënien SHBA-Shqipëri gjatë vitit 2022 dhe për të diskutuar mënyrat për të vazhduar forcimin e bashkëpunimit tonë në fushën e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit gjatë vitit 2023.

Ambasadorja Kim shprehu vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për udhëheqësinë dhe kontributet e rëndësishme të Shqipërisë gjatë vitit të parë të saj në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Roli i Shqipërisë në KSKB ka qenë me rëndësi kritike për çështje të rëndësishme globale, përfshi mbështetjen e Ukrainës përballë pushtimit nga Rusia.

Ambasadorja Kim njohu kontributet e Shqipërisë në integrimin dhe stabilitetin rajonal, përfshi gjatë thirrjeve të Shqipërisë për vetëpërmbajtje në veriun e Kosovës. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë dënuar të gjitha sulmet ndaj agjencive kosovare dhe ndërkombëtare të sigurisë si dhe kërcënimet për dhunë dhe kanosje, si dhe shprehën mbështetje të plotë për KFOR-in dhe EULEX-in. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë nxitur palët që të punojnë brenda kuadrit të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të zgjidhur çështjet që përbëjnë shqetësim.

Ata diskutuan mënyrat për të ndërtuar më tej mbi arritjet historike në marrëdhëniet e mbrojtjes SHBA-Shqipëri, përfshi aftësitë dhe kontributet ushtarake në rritje të Shqipërisë si aleate në NATO. Ambasadorja riafirmoi mbështetjen e fortë të Shqipërisë përballë sulmeve kibernetike të Iranit.

Ambasadorja Kim i përcolli përgëzime të ngrohta Kryeministrit për mikpritjen e suksesshme të Samitit historik BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, duke vërejtur se është hera e parë që një samit i tillë është zhvilluar jashtë Brukselit. Ajo ritheksoi se Shtetet e Bashkuara mbështesin vendosmërisht integrimin e plotë të Shqipërisë si anëtare e BE-së. Në këtë kontekst, ata diskutuan arritjet, si dhe sfidat, në zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri. Ata ishin në një mendje se është kritike që institucionet e drejtësisë të Shqipërisë të jenë të pavarura dhe të guximshme në ushtrimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre.

Ambasadorja Kim dhe Kryeministri Rama pohuan se, teksa mbyllim vitin që shënon 100 vjet nga vendosja fillestare e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, partneriteti ynë është më i fortë se kurrë.”



Ju sugjerojmë

Parlamenti Evropian kërkon hetim ndaj Infantinos për pezullimin e anuluar të Balogun
Bota

Parlamenti Evropian kërkon hetim ndaj Infantinos për pezullimin e anuluar të Balogun

7 Korrik, 2026 10:28 pm
38 ditë protestë, qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg
Aktualitet

38 ditë protestë, qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg

7 Korrik, 2026 8:47 pm
“Hajde me ne se kemi një surprizë”, si u dhunua 17-vjeçarja në Fier
Aktualitet

“Hajde me ne se kemi një surprizë”, si u dhunua 17-vjeçarja në Fier

7 Korrik, 2026 8:44 pm
Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdogan
Aktualitet

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdogan

7 Korrik, 2026 7:52 pm
“Zvërneci”, Rama: Për ata që më urojnë vdekjen, vazhdoni se më shtohet jeta
Kryesore

Qeveria shpenzoi 50 milionë euro për një natë koncert te Kanye West?Rama: Gënjeshtër

7 Korrik, 2026 7:03 pm
Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
Bota

“Groenlanda duhet të jetë nën SHBA”, Trump rihap betejën diplomatike me Danimarkën

7 Korrik, 2026 6:49 pm
Flet nëna e adoleshentes së dhunuar në Fier: Vajza ime është në gjendje të rënduar
Aktualitet

Flet nëna e adoleshentes së dhunuar në Fier: Vajza ime është në gjendje të rënduar

7 Korrik, 2026 6:45 pm
Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e autores: Vajza ka nevojë për trajtim
Aktualitet

Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e autores: Vajza ka nevojë për trajtim

7 Korrik, 2026 5:01 pm
SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës
Bota

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Irani sulmon anijet tregtare

7 Korrik, 2026 3:46 pm
Zelensky bën thirrje nga Ankaraja: Ukraina të anëtarësohet në NATO
Bota

Zelensky bën thirrje nga Ankaraja: Ukraina të anëtarësohet në NATO

7 Korrik, 2026 3:16 pm
Para

Tensionet në veri, Lajçak viziton Prishtinën dhe Beogradin më 14 dhjetor

Veliaj pret homologun e Mykonos: Mësojmë nga më të mirët për rritur turizmin

Veliaj pret homologun e Mykonos: Mësojmë nga më të mirët për rritur turizmin

Shenja më histerike e Horoskopit

Shenja më histerike e Horoskopit
















TE FUNDIT

Parlamenti Evropian kërkon hetim ndaj Infantinos për pezullimin e anuluar të Balogun

Parlamenti Evropian kërkon hetim ndaj Infantinos për pezullimin e anuluar të Balogun
7 Korrik, 2026

Një grup eurodeputetësh po kërkon nisjen e një hetimi për të përcaktuar nëse presioni i administratës së presidentit amerikan Donald...

Lexo më shumë

38 ditë protestë, qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg

38 ditë protestë, qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg
7 Korrik, 2026

Mbahet në Tiranë tubimi i 38 radhazi, i cili nisi për kundërshtimin e projektit në Sazan, e më tej u...

Lexo më shumë

“Hajde me ne se kemi një surprizë”, si u dhunua 17-vjeçarja në Fier

“Hajde me ne se kemi një surprizë”, si u dhunua 17-vjeçarja në Fier
7 Korrik, 2026

Nëna e 17-vjeçares që u dhunua nga tre bashkëmoshatare në Fier ka rrëfyer për herë të parë momentet e vështira...

Lexo më shumë

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdogan

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdogan
7 Korrik, 2026

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka mbërritur në Pallatin Presidencial në Ankara. Ai dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, janë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}