Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim, po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama. Takimi po mbahet në ambientet e Kryeministrisë.
Ky takim vjen në një kohë kur politika shqiptare ka nisur diskutimet për reformë zgjedhore. Ky është takimi i dytë i ambasadores amerikane me Ramën në Kryeministri. Kujtojmë se i pari ishte pak minuta para se qeveria të miratonte paketën anti-KÇK./ Opinion.al