Aktualitet

Ambasadorja e SHBA në OKB takon Ramën: Partneritet të qëndrueshëm ndaj agresionit rus



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:33 - 07/11/22 |
Opi Nion

Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield ditën e sotme ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama.

Përmes një postimi në “Twitter”, ambasadorja e SHBA-së në OKB shprehet se e falenderoi kryeministrin Rama për patnertietin e qëndrueshëm të Shqipërisë, përballë kërcënimeve të agresionit rus dhe sulmeve kibernetike të Iranit.

“Kënaqësi të takohem me Kryeministrin Edi Rama. Teksa shënojmë 100-vjetorin e marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Shqipërisë, e falënderova për partneritetin e qëndrueshëm të vendit të tij, veçanërisht përballë kërcënimeve të agresionit rus dhe sulmeve kibernetike të Iranit” shkruan ambasadorja./Opinion.al

 

Pas