Rajoni

Ambasadori i SHBA në Beograd:Sot, ditë e shkëlqyer për Kosovën dhe Serbinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:22 - 04/09/20 |
el ida

Ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godfrey, ka vlerësuar që dita e sotme është e shkëlqyer për Serbinë dhe Kosovën.

“Normalizimi ekonomik do të thotë punë për të rinjtë , investime të reja, ekonomi të qëndrueshme dhe të fortë”, ka shkruar ambasadori Godfrey në Twitter.

Ai gjithashtu ka vlerësuar që njerëzit në Kosovë dhe në Serbi meritojnë standard më të mirë të jetës.

“Përshëndesim përpjekjet e liderëve të Serbisë dhe Kosovës në kërkim të paqes, pajtimit dhe normalizimit ekonomik”, shkroi ambasadori Godfrey në Twitter.

Presidenti Trump do të takohet sot në orën 11:00, (17:00 me orën në Shqipëri) me kryeministrin kosovar Avdullah Hoti dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Sipas axhendës së presidentit amerikan, ai do të presë krerët e shteteve në Dhomën Ovale dhe më pas ata do të zhvendosen në Dhomën Rusvelt ku Trump do të jetë prezent në një ceremoni ku pritet që dy liderët të firmosin një dokument, përbërja e të cilit nuk dihet ende./Opinion.al

Pas