Kryesore

Drogë dhe prostitucion, OFL në Fier dhe Lushnje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:33 - 04/09/20 |
el ida

Operacioni Forca e Ligjit ka mbërritur sot në Fier dhe Lushnje duke i dërguar formularin për vetëdeklarimin e pasurisë katër personave të dënuar për vepra të ndryshme penale.

Ata janë dënuar për trafik të lëndëve narkotike dhe shfrytëzim prostitucioni.

-Latif Gurguri, banues në Fier, i dënuar në Zvicër për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”;

-Mikel Hyka, banues në Fier, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”;

-Klodian Thomaj, banues në Lushnjë, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”;

-Arben Shehaj, banues në Lushnjë, i dënuar në Itali për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Policia njofton se këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Pas