Aktualitet

Ambasada Ruse reagon lidhur me vdekjen e 4 turistëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:38 - 17/10/21 |
Opi Nion

Ambasada e Rusisë në Tiranë ka reaguar lidhur me vdekjen e 4 turistëve në një hotel në Qerret. Përmes një postimi në Facebook, Ambasada shprehet se beson ne një hetim të plotë nga autoritetet, ndërsa trupat do të riatdhesohen në vendlindje.

Reagimi i plotë

Për vdekjen e katër shtetasve rusë në Shqipëri

Ambasada ruse në Shqipëri konfirmon vdekjen e katër shtetasve rusë (Natalia Burenkova, Sergey Burenkov, Ekaterina Burenkaya dhe Nikita Belousov) në një hotel afër qytetit. Departamenti Konsullor i Ambasadës është në kontakt të vazhdueshëm me agjencitë ligjzbatuese të vendit dhe po heton rrethanat e asaj që ka ndodhur. Ne besojme në një hetim të plotë nga pala shqiptare për shkaqet e vdekjes së shtetasve rusëv. Të afërmit e të ndjerëve janë njoftuar. Do të ketë riatdhesim të trupave në vendlindje.

 

Pas