Altin Basha do të jetë drejtori i ri i Teatrit Kombëtar. Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme lirimin nga detyra të Hervin Çulit dhe zëvendësimin e tij me regjisorin, Altin Basha.
Vendimi pritet të botohet në Fletoren Zyrtare.
Së fundmi, Altin Basha mbante detyrën e drejtorit të “Teatrit Eksperimental Kujtim Spahivogli”.
LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË TEATRIT KOMBËTAR
Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, e të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Z. Hervin Çuli, drejtor i Teatrit Kombëtar, lirohet nga kjo detyrë.
- Z. Altin Basha emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”, thuhet në vendimin e qeverisë.