Aktualitet

Alqi Bllako mund të arratisej? SPAK:I kërkuam Policisë që ta mbante nën mbikqyrje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:18 - 01/04/22 |
Opi Nion

Në njoftimin e sotëm për mediat Prokuroria e posaçme dha detaje për arrestimin e ish-deputetit socialist Alqi Bllako.

SPAK bën të ditur se dy ditë më parë, më 30 mars pasi është njoftuar Kuvendi dhe i është kërkuar autorizim për arrestimin e Bllakos është njoftuar  Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, së cilës i është kërkuar të mbajë nën mbikqyrje Bllakon dhe të njoftohej prokurori i çështjes nëse deputeti do të tentonte të largohej nga Shqipëria.

“Me shkresën Nr.2407/4 Prot., datë 30.03.2022 “kemi njoftuar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në lidhje me kërkesën e paraqitur në Kuvend për dhënie autorizimi për arrestimin e deputetit Alqi Bllako, duke i kërkuar mbajtjen nën mbikqyrje të deputetit dhe njoftimin e prokurorit të çështjes nëse deputeti do paraqitej në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë”, thekson SPAK./Opinion.al

Pas