Aktualitet

Arrestimi i Alqi Bllakos/ Manja: Ta lemë drejtësinë të bëjë punën e saj


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:32 - 01/04/22 |
Opi Nion

Ministri i drejtësisë Ulsi Manja ka komentuar këtë të premte arrestimin e ish-deputetit të PS, Alqi Bllako.

Nga Vlora në një prononcim për gazetarët, Manja iu shmang pyetjes së gazetarëve për shtimin e rasteve të deputetëve socialistë përpara drejtësisë.

Manja tha se mazhoranca e sotme ka krijuar reformën në drejtësi e cila sipas tij po jep rezultat. Ai theksoi se duhet ta lemë drejtësinë të bëjë punën e vet.

“Partia Socialiste, kjo mazhorancë, ishte pikërisht kjo arsyeja që ndërmorëm një nga reformat më të rëndësishme në këto 30 vite siç është reforma në sistemin e drejtësisë. Tashmë që drejtësia është në veprim, ta lëmë të bëjë punën e vetë. Çështjet e drejtësisë janë të drejtësisë, ne jemi mandatuar të qeverisim” – tha Manja.

Pas