Kryesore

Alibeaj mbledh grupin parlamentar, fton edhe deputetët që mbështesin Berishën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:50 - 30/03/22 |
Opi Nion

Ditën e enjte në orën 9:00, Enkelejd Alibeaj ka thirrur mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Ndryshe nga herët e tjera, Alibeaj ka thirr në këtë mbledhje të gjithë deputetët e PD, përfshirë erdhe ata deputet që janë anëtarë të Komisionit të Rithemelimit, të cilët u përjashtuan ose u pezulluan nga Lulzim Basha.

“Nesër në orën 09:00 do të zhvillojmë mbledhje grupi në seli. Ju faleminderit!”, thuhet në mesazhin që i ka dërguar grupit të PD-së, Arbi Agalliu, sekretar i grupit.

Mbledhja do të zhvillohet në selinë blu, ku pesë e diskutimit nuk do të jetë vetëm axhenda parlamentare në Kuvend, por edhe diskutimet për bashkimin e partisë.

Kjo është mbledhja e parë që Alibeaj bën me grupin parlamentar pas dorëheqjes së Lulzim Bashës.

Gjykata Civile e Tiranës njohu zyrtarisht statutin e Kuvendit të 11 dhjetorit, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Me njohjen e këtij statuti, u njoh edhe grupi i Rithemelimit të PD-së si dhe vendimet për shkarkimin e drejtuesve demokratë. Pas këtij vendimi, Grupi i Rithemelimit shkoi në selinë e PD, ku kërkoi që të uleshin për bisedime me drejtuesit demokratë, në qëllim të bashkimit të demokratëve.

Pas