Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Alibeaj: Berisha mban peng opozitën me metoda komuniste, vjetërsirë tranzicioni

2022/12/30 at 5:12 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Alibeaj: Berisha mban peng opozitën me metoda komuniste, vjetërsirë tranzicioni

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka bërë një bilanc të shkurtër për zhvillimet gjatë vitit 2022 për PD, ku ka sulmuar edhe kryetarin e PD, Sali Berisha.


Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Alibeaj shkruan se si kryeministri Edi Rama ashtu edhe kryedemokrati Berisha mbajën peng opozitën me metoda komuniste.

Alibeaj e e quan Berishën një vjetërsirë të tranzicionit mbajën në njëri-tjetrin në skenën politike shqiptare.

Më tej, deputeti akuzon kreun e demokratëve se ndër vite ka bërë marrëveshje me Ramën edhe pse është i rrënuar nga hija e shpalljes non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe.

Postimi i plotë

2022!

Ky ishte një vit i vështirë për demokratët dhe pa dyshim një nga më të vështirët e tranzicionit të gjatë për shqiptarët.

Në kushtet e një regjimi që ka hedhur rrënjë në çdo hallkë të shtetit, ku drejtësia e ka gjithnjë e më të vështirë të jetë funksionale dhe e drejtpërdrejtë, ku opozita po kalon kohën më të madhe në përçarjet mes vetes dhe halleve personale, qytetarët e thjeshtë e kanë vërtet të vështirë të ringrejnë shpresën për ndryshimin që kërkojmë të gjjthë.

Të mundësh një regjim të instaluar nga hallka më e fundit dhe deri në majën e shtetit është një mision i vështirë, por jo i pamundur. Për ta bërë këtë, së pari, duhet të jemi të vërtetë me veten, me faktet, me atë që ndodh, dhe mbi të gjjtha me alternativën që mund të sjellë ndryshimin.

Të mundësh një regjim të mirëstruktuar patronazhist duhet një organizim i fortë, angazhim i strukturave partiake. Por mbështetja dhe vota e elektoratit të pavendosur, të qytetarëve të zhgënjyer nga banaliteti i politikës së ditës, është kusht i domosdoshëm për opozitën që të vijë në pushtet. Dhe për të bindur këtë kategori, opozita ka nevojë për alternativë dhe figura të pakompromentuara. Për politikanë të papërfshirë në afera korruptive, larg gjuhës së urrejtjes, linçimit. Sepse ky është modeli që shqiptarët kanë parë mjaftueshëm me Edi Ramën.

Të mundësh një regjim, mbi të gjjtha ka nevojë për moral dhe vërtetësi. Jo nga ato përbetimet e zakonshme të atyre që shahen e kërdisën, e më pas përtypin cdo gjë për hir të karriges. Intrigat, kurthet dhe hilet janë mekanizmat në duart e politikës së vjetër, që përpiqet të mbahet në këmbë me metodat komunistë. Me të njëjtat metoda, Edi Rama dhe Sali Bërisha mbajnë sot peng opozitën, e bashkë me të edhe ndryshimin që presin shqiptarët. Dy vjetërsirat e tranzicionit mbajnë njëri-tjetrin në skenën gjysmë të rrëzuar të politikës, me shpresën se pa njërin, as tjetri nuk do e ketë më të gjatë. Lojrat meskine, pazaret dhe marrveshjet, që ndër vite kanë bërë me njëri-tjetrin, i bëjnë të duken lojtarë të fortë, ndonëse të rrënuar nga hija e skandalevë dhe vula e non gratave.

Të mundësh një regjim duhet të largosh bashkë me të edhe të gjithë elementët që e mbajnë në këmbë. Dhe për të arritur këtë qëllim, nuk ka rrugë të mesme, nuk ka kompromise. Balta që prodhon regjimi dhe aleatët e tij, kurthet që ngrejnë dhe bullizmi që prodhojnë janë vetëm një pjesë e përpjekjeve për ta mbajtur në këmbë sistemin që kanë ngritur. Ajo që na bën ne të fortë është vendosmëria për t’u përballur me moral dhe vërtetësi. Me forcë dhe me kurajo. Mbi të gjitha, me dinjitet dhe më virtytin e çdo demokrati që beson se PD është forca e krijuar për të përfaqësuar dinjitetin njerëzor.

Me ikjen e 2022, të mundim regjimin dhe të lëmë pas shpifjet dhe mashtrimet.



Ju sugjerojmë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Para
Shpërthim i fuqishëm në një lokal në Turqi, 7 viktima

Shpërthim i fuqishëm në një lokal në Turqi, 7 viktima

A do e ndihmojë Shqipëria Kosovën me forca policore? Përgjigjet Rama

Shpërblim për ushtrinë, Rama tregon shumën e parave që përfitojnë efektivët e këmbësorisë

SHBA/ Rikandidimi i presidentit Joe Biden nuk është i sigurt

SHBA/ Rikandidimi i presidentit Joe Biden nuk është i sigurt
















TE FUNDIT

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}