Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA/ Rikandidimi i presidentit Joe Biden nuk është i sigurt

2022/12/30 at 5:43 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
SHBA/ Rikandidimi i presidentit Joe Biden nuk është i sigurt

Presidenti Joe Biden, që aktualisht është me pushime dimërore në Ishujt e Virgjër të SHBA-së, ka thënë se do të diskutojë me anëtarët e familjes gjatë festave për të vendosur nëse do të rikandidojë për një mandat të dytë në vitin 2024.


Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë dhe Partisë Demokrate thonë se është pothuajse e sigurt që zoti Biden do të kandidojë përsëri. Por a do ta sigurojë ai përkrahjen e partisë së tij për të kandiduar sërish?

Distrikti Prince George në shtetin e Merilendit është vendi ideal për të matur pulsin e votuesve, pasi zoti Biden fitoi me 89% të votave atje, përqindja e tij më e lartë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2020.

Vetëm rreth një e katërta e 400,000 banorëve me të drejtë vote në këtë zonë zakonisht marrin pjesë në zgjedhjet e përgjithshme. Pavarësisht nga pjesëmarrja, rezultati është i parashikueshëm në zgjedhjet e përgjithshme, Demokratët e kanë pothuajse të garantuar fitoren në qarkun më të madh me shumicë afrikano-amerikane në Shtetet e Bashkuara.

Ekzekutivi i qarkut, 11 anëtarët e këshillit të qarkut, sherifi, nëpunësi i gjykatës dhe mbi 20 ligjvënës në asamblenë e përgjithshme të shtetit janë demokratë.

“Nuk ka asnjë republikan që mendoj se do të fitonte brenda Qarkut Prince George”, tha kryetari i Komitetit Qendror Demokrat të qarkut, Kent Roberson.

Nënkryetari i Komitetit Qendror Republikan në Qarkun Prince George është dakord.

“(Fitorja e një republikani) Nuk do të ndodhë gjatë jetës sime. Unë jam 70 vjeç tani. Pra, Merilend është më i mbizotëruar nga demokratët”, tha Jim Wass për Zërin e Amerikës.

Kjo nuk do të thotë se republikanët në qark duhet të heqin dorë nga votimi në zgjedhjet e përgjithshme, tha zoti Wass.

“Do të vijë rasti kur dalja në zgjedhje do të ketë rëndësi”.

Çështja e moshës

Ajo që ka rëndësi për shumë votues të të dyja partive është se zoti Biden, presidenti më i moshuar i SHBA-së, do të ishte 86 vjeç nëse do të përfundonte një mandat të dytë. Por, në këtë qark ku ai fitoi bindshëm në 2016, a do të ishte në gjendje të mposhtte të gjithë sfiduesit e zgjedhjeve paraprake brenda partisë më 2024?

“Unë nuk besoj se ai ka mbështetje totale të padiskutueshme”, i tha zoti Roberson Zërit të Amerikës.

“Nëse shikojmë mbështetjen e ulët popullore, nuk mendoj se janë të gjithë republikanët që ndihen kështu, por ka edhe demokratë. Pavarësisht se si ndihem unë për presidentin, mendoj se jemi gjithashtu të vetëdijshëm se ka individë që janë të shqetësuar nëse ai do të jetë personi që do të vazhdojë detyrën edhe për katër vjet të tjera”.

Presidenti Biden, sipas zotit Roberson, bëri atë që mundi duke e udhëhequr vendin “nëpërmjet një faze tranzicioni nga mandati i Presidentit [Donald] Trump në pozitën ku jemi tani”.

Ashtu si zona të tjera që janë shumë pro demokratëve në të gjithë vendin, demokratët e distriktit Prince George nuk mendojnë të gjithë njëlloj. Ata mund të jenë progresistë, të moderuar, liberalë apo konservatorë. Në vitin 2016, ata bashkuan votat që zoti Biden të fitonte kundër zotit Trump, duke i mohuar këtij të fundit një mandat të dytë.

“Ne të gjithë arritëm të tejkalojmë të gjitha dallimet tona dhe të punojmë së bashku. Por, do të shihni gjithashtu se disa nga ata individë mund të mendojnë se udhëheqja ka nevojë për një kandidat tjetër”, tha zoti Roberson.

Shumë pretendentë të mundshëm

Presidentët në detyrë që kërkojnë një mandat të dytë rrallëherë përballen me sfida serioze brenda partisë së tyre, por mosha e presidentit Biden mund bëjë që demokratët të mos ndjekin precedentin.

I pyetur për të vlerësuar kandidatët presidencialë demokratë, republikani Wass tha se Gavin Newsom, guvernatori 55-vjeçar i Kalifornisë, ndoshta mund t’iu pëlqejë demokratëve të “Princit George” më shumë sesa zoti Biden.

“Dikush si Gavin Newsom mund të përshtatet me mentalitetin e demokratëve të Princit George”, tha ai.

Në nëntor, guvernatori Newsom hodhi poshtë spekulimet se ai do të sfidonte zotin Biden.

“Ai jo vetëm që e mundi Trumpin një herë, por mendoj se mund ta mposhtë përsëri”, tha zoti Newsom për revistën “Politico”.

“Shpresoj që ai të kandidojë. Unë do ta mbështes me entusiazëm”.

Nëse presidenti Biden nuk kandidon për rizgjedhje ose detyrohet ta lërë garën presidenciale për shkak të ndonjë arsyeje shëndetësore, zoti Newsom shihet si kandidat kryesor, krahas nënpresidentes Kamala Harris, e cila është 58 vjeç; Senatori Bernie Sanders, 81 vjeç; dhe Sekretari i Transportit Pete Buttigieg, 40-vjeçar. Të tre ishin pretendentë në zgjedhjet paraprake të demokratëve në vitin 2020.

Zoti Wass kujton vitin 1992 kur Bill Clinton, në atë kohë një guvernator jo shumë i njohur në Arkansas, vendosi të vendoste kanditaturën për të marrë emërimin nga Partia Demokrate. Në atë kohë ekspertët politikë parashikonin se guvernatori i Nju Jorkut, Mario Cuomo ishte ai që do mundte republikanin George H.W. Bush. Fushata e zotit Cuomo u shpërbë para se të fillonte dhe Bill Clinton ishte ai që e mundi presidentin Bush në zgjedhjet e përgjithshme.

“Gavin Newsom duhet të kandidojë ose do ta humbë shansin”, tha zoti Wass, duke shtuar se për të njëjtën arsye, ish-nënpresidenti Mike Pence dhe ish-sekretari i shtetit Mike Pompeo duhet të hyjnë në garat paraprake republikane për zgjedhjet e vitit 2024.

“Edhe pse ish-Presidenti Trump duket se ka mbledhur shumë para dhe vëmendje tani, këta njerëz duhet të kandidojnë”, tha zoti Wass.

Sfidues të tjerë të mundshëm kryesorë të zotit Trump përfshijnë Guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis, Guvernatorin e Virxhinias, Glenn Youngkin, Guvernatoren e Dakotës së Jugut, Kristi Noem, ish-guvernatoren e Karolinës së Jugut, Nikki Haley, Senatorin e Karolinës së Jugut, Tim Scott dhe ligjvënësen nga Wyoming, Liz Cheney (e cila u mund në primaret e këtij viti (Zonja Cheney është vajza e ish-nënpresidentit Dick Cheney). Gjithashtu në mesin e republikanëve të moderuar përmenden guvernatori i shtetit Nju Hampshire, Chris Sununu dhe Guvernatori i Merilendit, Larry Hogan.

I vetmi president i zgjedhur në historinë amerikane që humbi në zgjedhjet paraprake brenda partisë së tij për një mandat të dytë ishte demokrati Franklin Pierce në vitin 1856. Por, shqetësimi atëherë ishin politikat e presidentit, jo mosha e tij.

Presidenti Pierce, mbështeti ruajtjen e skllavërisë ndërsa vendi po shkonte drejt luftës civile për këtë çështje.

Partia e tij vendosi të emërojë ish-sekretarin e shtetit James Buchanan në vend të tij, i cili kishte shërbyer si ambasador i administratës së zotit Pierce në Mbretërinë e Bashkuar dhe kështu nuk ishte përfshirë në debatin e vështirë për skllavërinë.

Zoti Buchanan, i cili gjithashtu ishte kundër dhënies fund të sllavërisë, mundi dy pretendentë në zgjedhjet e përgjithshme nga partitë Whig dhe Republikane, pavarësisht se nuk bëri fushatë aktive, duke fituar çdo shtet ku sllavëria ishte ende e ligjshme, përveç Merilendit.

Historianët përgjithësisht i konsiderojnë presidentët Pierce dhe Buchanan si ndër udhëheqësit më të dobët të Amerikës./ VOA



Ju sugjerojmë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Para
Pasuria që la pas Pele

Pasuria që la pas Pele

Ulet stoku i dosjeve në Gjykatën e Lartë

Ulet stoku i dosjeve në Gjykatën e Lartë

Në aksion për fikjen e zjarreve, 4 ushtarë helmohen nga ushqimi  

Përplasen katër makina në rrugën Koplik- Hani i Hotit
















TE FUNDIT

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}