Algjeria është shpallur kampione e Afrikës, pasi ka mposhtur në finale 1-0 Senegalin.
Në ndeshjen e zhvilluar në Kajro, Bounedjah ishte autor i golit të vetëm të kësaj finaleje, i cili u realizua në minutat e para të takimit.
Thuajse në të gjithë takimin në vazhdim, skuadra e Senegalit u zhvendos në gjysmëfushën e Algjerisë, duke krijuar raste të shumta.
Pasaktësia e sulmuesve dhe pritjet e portierit bën që rezultati të mos ndryshonte dhe trofeu më i rëndësishëm në nivel kombëtaresh në Afrikë të shkojë për Algjerinë./ Opinion.al