Kryesore

Basha: Edi Rama është padroni i atyre që duhet ta dërgonin në burg


               Publikuar në : 10:05 - 20/07/19 |
geliano fataj

Mëngjesin e së shtunës, kreu i opozitës Lulzim Basha do ta niste me akuza të forta për dy drejtueset e organit të akuzës, Prokuroren e përgjithshme të Përkohshme dhe prokuroren që drejton krimet e rënda.

“Edi Rama përmes Vangjush Dakos dhe krimit të organizuar kontrollon pushtetin lokal, drejtësinë dhe çdo institucion tjetër të Durrësit. Bashkëpunëtori i bandës kriminale të Avdylajve, liruesi nga burgu i Lul Berishës dhe pastruesi i parave të krimit në Durrës, duhet të ishte në burg, por ai është padroni i atyre që duhet ta dërgonin në burg”, shkruan Basha në rrjetin social Facebook.

Sipas tij drejtësia në të gjithë Shqipërinë është sot në duart e krimit dhe të organizatës kriminale të rilindjes. Basha thekson se me këtë drejtësi nuk do ketë kurrë politikanë në pranga, nuk do ketë kurrë kriminelë në burg.

“Me këtë drejtësi, prangat janë për njerëzit e thjeshtë dhe krimi e hajdutëria qeveritare bëjnë kërdinë. Çlirimi i vendit nga sundimi i Edi Ramës dhe bandës së tij në qeveri është domosdoshmëri për demokracinë, shtetin e së drejtës dhe stabilitetin e vendit”. / Opinion.al

Pas