Aleatët e Partisë Demokratike këtë të premte i kanë dërguar një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me qëllim që të nisë procedurat për 13 tetorin, datën e dekretuar nga Presidenti i vendit, Ilir Meta për zgjedhjet lokale.
Ky vendim vjen pas mbledhjes së djeshme që aleatët zhvilluar me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në selinë blu.
Letra mban vulën e LSI-së, Partisë Republikane dhe PAA. Këto parti argumentojnë se nuk e njohin 30 qershorin si datë të zgjedhjeve lokale, pavarësisht se ato u zhvilluan në 61 bashkitë e vendit.
Duke cituar dekretet e presidentit dhe raportin e OSBE-ODIHR, partitë opozitare kërkojnë nga KQZ që të marri të gjitha masat për organizimin e zgjedhjeve më 13 tetor.
Nga ana tjetër është Partia Socialiste që ka njohur 30 qershorin dhe hyri në zgjedhje pa pjesëmarrjen e opozitës, ndërsa kryeministri Edi Rama nuk pranon të diskutojë për 13 tetorin si datë kur vendi mund të shkojë sërish në zgjedhje lokale./ Opinion.al